
Përkrahur nga

👋 Përshëndetje
🌞 Një javë vere me ritëm më të qetë në vend, por me zhvillime të mëdha jashtë tij: nga Samiti i NATO-s në Ankara, ku Telegrafi raportoi nga afër, te Botërori 2026 që po hyn në fazën më emocionuese dhe po ndez garën në “Eksperti”. Ndërkohë, Prishtina po bëhet gati për Sunny Hill Festival, ndërsa Telegrafi solli edhe “Kalendarin e Ngjarjeve”, platformën e re për të mos humbur eventet kryesore në Kosovë.
📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.
1. Samiti i NATO-s në Ankara: siguria në Ballkan mbetet prioritet

Vëmendja botërore këtë javë ishte e përqendruar te Samiti i NATO-s në Ankara të Turqisë, ku Telegrafi raportoi nga vendi i ngjarjes përmes kryeredaktorit Muhamet Hajrullahu. Samiti nisi nën masa të rrepta sigurie, ndërsa vlen të theksohet se Kosova nuk pati përfaqësues në takimin e liderëve.
Në një përgjigjja që NATO dha për Telegrafin, theksoi se Aleanca nuk do të lejojë krijimin e një vakumi sigurie në Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën linjë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ritheksoi se Turqia vazhdon të kontribuojë në misionet e NATO-s, përfshirë edhe në Kosovë.
Samiti u shoqërua edhe me deklarata të forta nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili shprehu pakënaqësitë e tij ndaj NATO-s. Ai foli gjithashtu për mundësinë që SHBA t'i japë Ukrainës licencë për prodhimin e raketave Patriot, ndërsa komentet e tij për ndërprerjen e tregtisë me Spanjën ngjallën reagime të menjëhershme nga Madridi.
Në përfundim të takimit, NATO miratoi deklaratën finale me gjashtë pika, ku vendet anëtare zotohen se do të përmbushin detyrimet e tyre.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme
2. Si fillon... dhe si përfundon një festë e madhe

Me fushatën e saj më të fundit, Heineken tregon se çdo festë e mirë nis me një tavolinë të përgatitur, një frigorifer plot dhe miq që mblidhen bashkë. Në fund të mbrëmjes, frigoriferi mund të jetë bosh, por atmosfera, bisedat dhe kujtimet mbeten.
Mesazhi është i thjeshtë: Heineken është aty në fillim të çdo feste të mirë, por ajo që e bën momentin të paharrueshëm janë njerëzit me të cilët e ndan.
Edhe në Telegrafi, Heineken është sponsor gjeneral i mbulimit të Kampionatit Botëror 2026, duke shoqëruar emocionet e futbollit.
3. Botërori hyn në fazën vendimtare, “Eksperti” vazhdon të rritet

Ethet e Kampionatit Botëror 2026 po arrijnë kulmin. Me hyrjen e turneut në fazën eliminatore, emocionet janë shtuar si në fushë, ashtu edhe në platformën e parashikimeve “Eksperti” nga Telegrafi, ku tashmë janë regjistruar mbi 7,300 pjesëmarrës.
Gara për çmimet kryesore – iPhone 17 Pro Max, trotinetin elektrik Segway dhe PlayStation 5 – po bëhet gjithnjë e më e fortë, ndërsa interesimi mbetet i lartë edhe falë shpërblimeve javore, të cilat vazhdojnë t'u japin mundësi fitoreje edhe pjesëmarrësve që janë bashkuar më vonë.
Në fushë, Botërori po prodhon histori. Lionel Messi vazhdon të thyejë rekorde, duke lënë pas emra legjendarë si Klose e Maradona. Argjentinasi ishte në qendër të vëmendjes edhe për reagimin e tij të ashpër pas golit të anuluar të Egjiptit, ndërsa eliminimi i Egjiptit u shoqërua me akuza të forta nga përzgjedhësi i tij.
Turneu vazhdon të dhurojë rekorde, gola spektakolarë dhe befasi, aq sa shumë tifozë dhe analistë po pyesin nëse ky është Botërori më i mirë në histori. Ndërkohë, edhe modelet e AI kanë bërë parashikimet e tyre për fazën finale.
Përtej emocioneve, Botërori ka sjellë edhe histori të pazakonta, nga dështimet më të mëdha të këtij edicioni te problemet e pazakonta me penalltitë e qendërmbrojtësve, ndërsa në Meksikë u bën ndryshime në stol pas lajmit se Javier Aguirre do të largohet nga drejtimi i kombëtares.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikë Sport
4. Tronditet SHBA: 16 fëmijë shpëtohen pas katër vitesh izolim

Një ngjarje e rëndë në Ohajo tronditi SHBA-në, pasi autoritetet shpëtuan 16 fëmijë që ishin mbajtur të mbyllur në një dhomë për katër vjet.
Detajet e publikuara më pas treguan si fëmijët ishin mbajtur të fshehur për vite, ndërsa tani sfida kryesore mbetet rehabilitimi i tyre fizik dhe psikologjik, siç theksohet në raportimet për atë që i pret pas shpëtimit.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Botë
5. Sunny Hill Festival numëron ditët

Me 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, sytë e publikut do të jenë te Sunny Hill Festival, që edhe këtë vit pritet ta kthejë Prishtinën në qendrën e muzikës dhe argëtimit në rajon.
Organizatorët tashmë kanë publikuar programin e plotë të festivalit, ndërsa festivali vazhdon të promovohet edhe si urë kulturore mes Kosovës dhe diasporës.
Atmosfera tashmë ka nisur të ndihet në kryeqytet, ndërsa vëmendjen më të madhe e kanë marrë artistët që do të ngjiten në skenë. Katy Perry, Martin Garrix, Lewis Capaldi, Blanco, Adam Port, Manifest dhe Pawsa janë vetëm disa nga emrat që premtojnë tri net me atmosferë të paharrueshme.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Magazina
6. Kalendari i Ngjarjeve - mos humb asnjë event

Telegrafi, në bashkëpunim me IPKO, ka lansuar Kalendarin e Ngjarjeve – një platformë digjitale që mbledh në një vend koncertet, festivalet, aktivitetet kulturore, sportive dhe eventet e tjera që zhvillohen në Kosovë.
Përmes Kalendarit të Ngjarjeve, qytetarët mund të informohen lehtësisht për aktivitetet që i presin në ditët dhe javët në vijim, duke e bërë më të lehtë planifikimin e kohës së lirë.
Aktualisht janë dy ngjarje që po ndodhin “Rame Lahaj International Opera Festival 2026” dhe “Festivali i Arkitekturës në Kosovë”, ndërsa iu kojtojmë që gjatë muajit korrik keni të total 9 ngjare.
7. Podcastet e javës: Integrimi evropian, sporti, shëndetësia dhe histori frymëzuese

“Përballje”: I ftuar ishte Jeton Zulfaj, kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian, i cili foli për procesin e integrimit evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe hapat që pritet të ndërmerren në periudhën në vijim.
“Arena e Yjeve”: Mysafir ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, i cili ndau momente nga karriera e tij, sfidat në futbollin profesionist dhe eksperiencat me fanellën e Kosovës.
“Shëndeti në rend të parë”: Ortopedi Ilir Ahmetxhekaj foli për problemet më të shpeshta të sistemit muskuloskeletor, rëndësinë e diagnostikimit në kohë dhe trajtimet moderne që po aplikohen në ortopedi.
“Rrugëtimi”: E ftuar ishte Jehona Krasniqi-Morina, e cila rrëfeu historinë e saj personale, sfidat me të cilat është përballur dhe mesazhin e fuqishëm për drejtësi, qëndrueshmëri dhe forcën për të ecur përpara.
Për më shumë episode vazhdoni në hapësirën për Podcaste
⚡Të tjera që duhet t’i dini
Gjermania korrigjon gabimin për Aeroportin e Prishtinës, nuk figuron më si pjesë e Serbisë
25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet me notën më të lartë
Incident i rëndë në Fier, tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë një bashkëmoshatare, policia nis hetimet
"Nuk jemi penduar asnjë ditë", çifti i ri nga Zvicra zhvendoset në Kosovë dhe hap kamping familjar:
Katër ushtrime që mund t’i anashkaloni pa problem: Nuk japin rezultatet që prisni
Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

