👋 Përshëndetje

🌦 Fundjava solli diell dhe qetësi, por me fillimin e javës erdhi shiu dhe bashkë me të edhe lajmet jo të mira.

😟 Një tragjedi në Shëngjin tronditi Kosovën, ndërsa në sport vëmendja u përqendrua te Real Madridi, ku rikthimi i Mourinhos dhe lëvizjet për të ardhmen e klubit po dominojnë titujt. Në magazinë, kurorëzimi i Dua Lipës dhe përgatitjet për dasmën luksoze në Itali morën vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.

1. Tragjedi në Shëngjin: dy të rinj nga Kosova humbin jetën

Një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën dhe Shqipërinë, kjo pasi dy të rinj nga Kosova humbën jetën në bregdetin e Shëngjinit, ndërsa tre të tjerë përfunduan në gjendje të rëndë pasi u morën nga dallgët e detit. 

Menjëherë pas ngjarjes autoritetet shqiptare dolën me informatat e para, duke treguar se pesë shokët kishin hyrë në det së bashku, ku u përballën me kushte të rrezikshme detare.

Mes viktimave ishte edhe Leonit Aliu, futbollist i ri nga Kosova, ndërsa viktima tjetër ishte një i ri nga Gllobari i Drenasit

Një tragjedi që la pas dhimbje të madhe në familjet e viktimave dhe riktheu vëmendjen te siguria në plazhe gjatë sezonit veror.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme

2. Real Madridi në lëvizje: Perez vepron, Riquelme premton

Vera ka nisur me ritëm të lartë te Real Madridi, ku zhvillimet jashtë fushës po marrin po aq vëmendje sa ato brenda saj. Gara për presidencën e klubit mes Florentino Perez dhe rivalit të tij Enrique Riquelme ka sjellë lëvizje të shpejta në tregun e transferimeve.

Presidenti aktual Perez reagoi menjëherë pas përfundimit të sezonit, duke siguruar rikthimin e Jose Mourinho, i cili sipas raportimeve ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin madrilen.

Paralelisht me ardhjen e trajnerit portugez, Los Blancos kanë nisur edhe përforcimin e skuadrës. Klubi ka siguruar mbrojtësin e parë të verës duke aktivizuar klauzolën e lirimit, ndërsa raportimet flasin edhe për një tjetër transferim, tani në qendër të mbrojtjes.

Në anën tjetër, kandidati për president Enrique Riquelme po tenton të fitojë mbështetjen e tifozëve me premtime ambicioze, duke deklaruar se nëse zgjidhet në krye të klubit do të synojë transferimin e dy yjeve të Man Cityt.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport

3. Dua Lipa dhe Callum Turner: kurorëzim në Londër, festë luksoze në Itali

Dua Lipa dhe Callum Turner janë kurorëzuar në Londër, ndërsa tani pritet një festë madhështore në Itali. Vëmendje mori edhe stili i këngëtares, e cila për ditën e martesës zgjodhi një kostum nusërie të frymëzuar nga Bianca Jagger, të kombinuar me një varëse në vlerë mbi 500 mijë euro.

Pas kurorëzimit, çifti u fotografua në Londër më të dashuruar se kurrë, ndërsa përgatitjet për dasmën në Itali kanë marrë përmasa të mëdha. Festa pritet të mbahet në një vilë elitare, me detaje luksoze dhe organizim tre-ditor. Ngjarja raportohet të zhvillohet me masa të rrepta sigurie, ku në Palermo pritet edhe mbyllja e dy shesheve për ceremoninë top-sekrete

Ndërkohë, raportohet se në dasmë pritet të këndojë edhe këngëtari i njohur nga Kosova, duke i dhënë festës edhe më shumë një prekje shqiptare.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Magazina

4. Podcastet e javës: Politikë, futboll, shëndet e histori inspiruese

Përballje”: Mysafir ishte Nenad Rashiq, i cili foli për zgjedhjet, përfaqësimin e komunitetit serb dhe presionet politike, duke deklaruar se institucionet në Serbi janë angazhuar kundër tij dhe subjektit që përfaqëson.

Arena e Yjeve: I ftuar ishte Kastriot Rexha, i cili rikujtoi momentet më të rëndësishme të karrierës së tij, nga ditët te Hysi e deri te titujt kampionë me Dritën dhe Feronikelin.

Shëndeti në rend të parë: Fizioterapisti Blend Bytyqi sfidoi disa nga perceptimet më të përhapura për trajtimin e dhimbjeve, duke shpjeguar pse seancat e shpeshta të terapisë fizikale nuk e zgjidhin gjithmonë problemin.

Rrugëtimi: E ftuar ishte Teuta Sahatqija, e cila ndau historinë e saj profesionale, duke folur për rrugëtimin nga diplomacia te teknologjia dhe inteligjenca artificiale.

Për më shumë episode vazhdoni në hapësirën për Podcaste

⚡Të tjera që duhet t’i dini

Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

Reply

Avatar

or to participate

Keep Reading