
👋 Përshëndetje
🌦 Një javë me reshje të herëpashershme shiu na përcolli në Kosovë, ndërsa temperaturat kanë filluar të bien. Zhvillimet nuk munguan: në Shqipëri, protestat studentore vazhduan mes tensioneve dhe përpjekjeve për dialog, në Evropë dhe më gjerë, gjithashtu kishte një valë protestash. Në sport, Liga e Kampionëve dhuroi emocione, rekorde e polemika. Javën e plotësuan podcastet e Telegrafit, ku u fol për reformat ekonomike e financimin e sportit kosovar.
📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.
1. Protestat në Tiranë nuk ndalen

Protestat studentore vazhdojnë të mbajnë në qendër të vëmendjes Shqipërinë, ndërsa tensionet dhe përpjekjet për dialog mes protestuesve dhe qeverisë ende nuk kanë sjellë një zgjidhje. Telegrafi po i përcjell zhvillimet në kohë reale, përmes një livefeed të dedikuar që nga dita e parë.
Studentët dhe pedagogët u mblodhën para zyrës së kryeministrit Edi Rama, por pa ndonjë marrëveshje për dialogut.
Pas incidenteve të dhunshme gjatë protestave, Gjykata e Lartë njoftoi se zjarri kishte dëmtuar dosje dhe kishte shkaktuar shtyrjen e seancave gjyqësore. Nga ana tjetër, Rama përsëriti thirrjen për dialog, duke zëvendësuar me stola guri karriget e thyera.
Situata ka nxitur edhe angazhimin e institucioneve të tjera. Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një seri takimesh me ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Gjermanisë, si dhe me dy ish-presidentë, në kontekstin e zhvillimeve të fundit.
Teksa protestat vazhdojnë dhe dialogu mbetet i pasigurt, Telegrafi sjell në kohë reale çdo zhvillim të rëndësishëm nga Tirana.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Shqipëri
2. Valë protestash në Evropë dhe botë

Tetori është shoqëruar me protesta në shumë vende të Evropës dhe më gjerë. Nga Franca, Spanja, Italia, Belgjika, Portugalia, Greqia, Argjentina e India, janë disa nga vendet ku po protestohet.
Në Francë, protestat u shoqëruan me incidente të dhunshme, ku autoritetet vlerësuan se dëmet materiale mund të arrijnë në qindra miliona euro. Ndërkohë, Italia miratoi masa më të ashpra ndaj protestuesve.
Tensione pati edhe në Belgjikë, ku protestuesit u përplasën me policinë, ndërsa Portugalia iu bashkua valës së demonstratave kundër kostos së lartë të jetesës.
Në qendër të pakënaqësive qëndrojnë edhe presionet mbi buxhetet familjare. Një krahasim i ndryshimeve të çmimeve në Francë, Itali, Spanjë dhe Portugali tregon dimensionin ekonomik të protestave, ndërsa një analizë e veçantë shpjegon arsyet pse të rinjtë në Evropë po dalin në rrugë.
Protestat e tetorit kanë rikthyer në vëmendje sfidat ekonomike dhe sociale me të cilat po përballen qytetarët, si dhe debatet për mënyrën se si qeveritë po u përgjigjen kërkesave të tyre..
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Botë
3. Championsi dhuron spektakël, rekorde, por edhe polemika

Liga e Kampionëve solli një tjetër javë plot emocione, gola, rekorde, përballje interesante, por edhe polemika.
Barcelona ishte ndër protagonistet e javës me humbjen 4-2 ndaj PSG-së, duke vendosur një rekord të paprecedentë. Ndërkohë, Harry Kane iu afrua një rekordi historik të Cristiano Ronaldos, ndërsa Diomande vendosi një rekord të veçantë për futbollistët afrikanë. Edhe Kylian Mbappe tejkaloi legjendat franceze, kurse Jose Mourinho e kaloi Arsene Wengerin në renditjen historike të fitoreve.
Por java nuk kaloi pa polemika. Barça e denoncoi PSG-në në UEFA për një koreografi fyese të tifozëve, ndërsa tifozët e Lensit shkaktuan një incident të rëndë me fishekzjarre. Debat pati edhe te Manchester United, pasi Bruno Fernandes kritikoi taktikat ndaj Comos, duke nxitur kundërpërgjigjen e Michael Carrickut.
Nuk munguan as momentet që tërhoqën vëmendjen e tifozëve. Luis Enrique u pa duke i dhënë udhëzime taktike lojtarit kundërshtar në formë shakaje, ndërsa trajneri i Comos, Cesc Fabregas, befasoi me kërkesën që iu kishte bërë lojtarëve të tij pas epërsisë 4-0 ndaj Man Unitedit.
Nga rekordet individuale te polemikat dhe rezultatet befasuese, Liga e Kampionëve dëshmoi edhe këtë javë pse mbetet një nga garat më të ndjekura në futbollin botëror.
Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Sport
4. Podcastet e javës, nga reformat ekonomike te milionat për sportin kosovar

“Përballje Podcast”: I ftuar ishte kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili foli për sfidat ekonomike dhe nevojën për veprime konkrete nga institucionet. Gjatë bisedës, ai renditi reformat dhe projektet që i duhen Kosovës për zhvillimin e ekonomisë, duke trajtuar klimën e biznesit, investimet dhe mundësitë për rritje ekonomike.
“Arena e Yjeve”: I ftuar ishte Besim Shala, i cili diskutoi për financimin dhe mbështetjen e sportit në Kosovë. Në qendër të bisedës ishin Ligji i Sponsorizimit, milionat e investuara në sportin kosovar dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e klubeve dhe sportistëve.
Për më shumë episode vazhdoni në hapësirën për Podcaste
⚡Të tjera që duhet t’i dini
Pas dorëheqjes së Bedri Hamzës, vijnë reagimet e para nga PDK-ja
E bija e Jakup Krasniqit: Babai ka refuzuar kontrollet mjekësore, nuk do të pranojë më kujdes nga institucionet në Hagë
Gjermania përgjysmon kuotën për punëtorët nga Ballkani, Kosova ndër vendet më të prekura
Klopp nuk ka dilema para El Clasicos, zbulon ekipin që pret ta fitojë duelin
Pse lëkura e grave dhe burrave shërohet ndryshe? Shkencëtarët zbulojnë rolin e hormoneve
Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi
