👋 Përshëndetje

🌦 Një javë me shi na përcolli në Kosovë, ndërsa temperaturat kanë filluar të bien, duke sjellë gjithnjë e më shumë atmosferën e vjeshtës. Por zhvillimet e javës ishin edhe më të trazuara: në Shqipëri, protestat u përshkallëzuan në përplasje me policinë dhe incidente të dhunshme, ndërsa në Gjilan tri vrasje brenda pak ditësh tronditën gjithë vendin. Në sport, Liga e Kampionëve u rikthye me spektakël, dominim të klubeve spanjolle dhe rekorde historike. Në botën e shoubizit, Bebe Rexha dhe Ledri Vula morën vëmendjen pas një dasme që bëri bujë edhe për një fotografi të krijuar me AI.

📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.

1. Protestat në Tiranë përshkallëzohen në dhunë, përplasje me policinë dhe automjete të djegura

Tirana u përfshi këtë javë nga protesta të tensionuara, të cilat nisën me pakënaqësitë e studentëve dhe u përshkallëzuan në përplasje mes protesuesëve dhe policinë, përdorim të gazit lotsjellës dhe dëmtim të pronës publike.

Protestat nisën me thirrjet e studentëve dhe hedhjen e sendeve në drejtim të Ministrisë së Arsimit, ndërsa situata u tensionua më tej kur policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve. Ndërkohë, pesë zyrtarë policorë u pezulluan pas publikimit të pamjeve ku shihej një i ri me këmbë të thyer duke u tërhequr nga policët.

Tensionet vetëm vazhduan të rriteshin në rrugë, një institucioni financiar iu vu flaka, ndërsa në Rrugën e Durrësit u dogjën automjete të Bashkisë së Tiranës, duke krijuar skena kaotike në kryeqytetin shqiptar.

Zhvillimet nxitën edhe reagimet e krerëve të shtetit. Kryeministri Edi Rama deklaroi se e gjitha kjo nuk ishte vepër e studentëve, ndërsa presidenti Bajram Begaj theksoi se dhuna nuk mund të jetë mjet për shprehjen e pakënaqësisë.

Telegrafi po e ndjek protestën në kohë reale, të gjitha zhvillimet mund t’i ndiqni duke klikuar këtu.

2. Tri viktima brenda pak ditësh, vrasjet që tronditen Gjilanin e Kosovën

Dy ngjarje të rënda kriminale brenda pak ditësh tronditën Gjilanin dhe gjithë Kosovën, duke lënë tre persona të vdekur. Rastet ndodhën në Livoç të Ulët dhe Pogragjë, ndërsa rrethanat dhe motivet e tyre mbeten në hetim.

Në rastin e parë, në Livoç të Ulët, një burrë dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllain e saj. Policia dha detaje për vrasjen e dyfishtë, duke konfirmuar se gjatë kontrolleve në shtëpinë e të dyshuarit u gjetën edhe armë.

Pak ditë më vonë, një tjetër vrasje u raportua në Pogragjë të Gjilanit, ku një baba dyshohet se vrau djalin e tij. Policia publikoi detaje për rastin, i cili e çoi në tre numrin e viktimave nga dy ngjarjet.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme

3. Liga e Kampionëve rikthehet me spektakël, dominim spanjoll dhe rekorde historike

Emocionet e Ligës së Kampionëve u rikthyen këtë javë me përmbysje, rezultate befasuese dhe rekorde të reja. Klubet spanjolle si Barcelona, Real Madridi e Atletico morën vëmendjen kryesore me paraqitjet e tyre, ndërsa disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit evropian vazhduan të shkruajnë histori në garën më prestigjioze për klube.

Barça ishte ndër skuadrat që spikatën, duke barazuar një rekord 102-vjeçar, ndërsa Lamine Yamal theu rekordin e Kylian Mbappes, e gjitha kjo në fitoren me rikthim 1-4 ndaj Galatasarayt.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport

4. Bebe Rexha dhe Ledri Vula ndezin rrjetin

Dasma e vëllait të këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, mori vëmendje të madhe këtë javë. Festa me muzikë e tradita shqiptare, pjesëmarrja e Ledri Vulës dhe një fotografi e krijuar me inteligjencë artificiale u kthyen në tema të diskutuara në rrjetet sociale.

Atmosfera festive vazhdoi të komentohej pasi Bebe Rexha publikoi një video duke kërcyer së bashku me Ledrin, duke tërhequr reagime të shumta nga ndjekësit.

Megjithatë, bujën më të madhe e shkaktuan fotografitë ku Bebe Rexha dhe Ledri Vula shfaqeshin dorë për dore, të cilat u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale. Më pas u bë e ditur se pamjet nuk ishin reale, por të krijuara me inteligjencë artificiale.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Magazina

5. Podcastet e javës në Telegrafi

“Përballje Podcast”: Analisti politik Naim Rashiti foli për situatën e re politike pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës. Në fokus të diskutimit ishin sfidat që e presin vendin, zhvillimet institucionale dhe mobilizimi rreth Dhomave të Specializuara.

“Arena e Yjeve”: I ftuar ishte Shaban Baholli, i cili rrëfeu rrugëtimin e tij nga ditët si futbollist deri te përgjegjësitë për drejtimin e klubit 2 Korriku. Biseda solli në vëmendje përvojat e tij në futboll dhe angazhimin për zhvillimin e klubit.

“Shëndeti në rend të parë”: Stomatologia Rajmonda Halili trajtoi urat dentare, estetikën e dhëmbëve dhe gabimet që mund ta dëmtojnë buzëqeshjen, duke ndarë këshilla për kujdesin dhe shëndetin oral.

⚡Të tjera që duhet t’i dini

Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

Reply

Avatar

or to participate