👋 Përshëndetje

☀️ Një javë me mot të mirë dhe të qetë, e në njëfarë mënyre edhe ritmi i ngjarjeve ndoqi të njëjtën atmosferë.

🚗 Në këtë javë ndaluam te kriza dhe ndryshimet te Milani, te negociatat mes SHBA-së dhe Iranit, e industria automobilistike që po hyn gjithnjë e më shumë në epokën elektrike.

📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.

1. SHBA dhe Irani drejt një marrëveshje?

Zhvillimet ShBA-Iran, vazhdojnë të jenë një ndër temat më të përfolura të javës. Media iraniane raportuan për arritjen e një drafti fillestar marrëveshjeje, ndërsa nga Uashingtoni pati reagime më të kujdesshme lidhur me negociatat.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se është bërë progres në bisedimet me Iranin, duke lënë të kuptohet se palët janë më afër një marrëveshjeje sesa në muajt e fundit.

Edhe presidenti Donald Trump komentoi zhvillimet, duke thënë se Irani dëshiron marrëveshje, por SHBA ende nuk është plotësisht e kënaqur me negociatat.

Sipas raportimeve, drafti i diskutuar mund të përfshijë edhe çështje ekonomike dhe strategjike, ku SHBA do të lehtësonte bllokadat, ndërsa Irani do të rivendoste transportin detar në Ngushticën e Hormuzit.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Botë

2. Kaos te Milani: dështimi solli shkarkime dhe tensione

Humbja ndaj Cagliari në xhiron e fundit të sezonit tronditi Milanin, që mbeti jashtë zonës që siguron pjesëmarrjen Ligën e Kampionëve, për herë të parë pas 35 vitesh së bashku me Juventusin

Pas dështimit, klubi reagoi menjëherë me ndryshime të mëdha, duke zyrtarizuar shkarkimin e Massimiliano Allegrit dhe Igli Tares, duke hapur një fazë të re pas një sezoni zhgënjyes, largime që pritet t’i kushtojnë klubit miliona euro.

Ndërkohë, mediat italiane zbuluan edhe tensione të forta brenda klubit, duke raportuar për një përplasje mes Allegrit dhe Zlatan Ibrahimovicit.

Në mes të krizës, drejtuesit kanë nisur menjëherë lëvizjet për të ardhmen, ku raportohet për një takim të mundshëm tashme me pasuesin e Allegrit.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport

3. Nga “Luce” te BMW M3, zhvillimet nga bota automobilistike

Java në botën automobilistike solli modele të reja, por edhe ndryshime që tregojnë drejtimin e ri të industrisë së veturave.

Në qendër të vëmendjes ishte Ferrari Luce, vetura e parë plotësisht elektrike e Ferrari, e prezantuar si një nga projektet më ambicioze të markës italiane, ku ajo menjëherë u testua edhe nga drejtuesit e F1.

Vëmendje mori edhe Range Rover 2026, me publikimin e pamjeve të para të modelit të ri, ndërsa Citroën konfirmoi rikthimin e emrit legjendar Citroën 2CV për një veturë urbane elektrike. Në segmentin elektrik, edhe Volkswagen prezantoi një limuzinë të re elektrike të zhvilluar me teknologjinë e XPeng.

Por java solli edhe lajme që shënojnë fundin e disa epokave në industrinë automobilistike. BMW M3 pritet të përballet me fundin e tij në vitin 2027, ndërsa Volkswagen konfirmoi se po i jep fund shitjes së veturave me ndërrues manual në tregun amerikan.

Për më shumë informacione vazhdoni në Auto & Transport

4. Gjumi në fokus: nga pagjumësia te metodat për të fjetur më mirë

Sipas studimeve dhe ekspertëve, gjumi shumë i shkurtër ose shumë i gjatë mund të ndikojë në plakjen e organizmit, duke rikthyer diskutimin për rëndësinë e balancës dhe rutinës së shëndetshme.

Vëmendje të madhe mori edhe fenomeni i zgjimit gjatë natës, veçanërisht zgjimi rreth orës tre të mëngjesit, për të cilin ekspertët dhanë shpjegime të ndryshme. Për ata që kanë vështirësi të rikthehen në gjumë pas zgjimit, ka edhe metoda praktike për të fjetur sërish, si dhe e ashtuquajtura “metoda ushtarake” për të fjetur brenda pak minutash.

Në të njëjtën kohë, ekspertët folën edhe për ndikimin e magnezit në gjumë dhe treguan kohën më të mirë të ditës për ta konsumuar.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Shëndeti

⚡Të tjera që duhet t’i dini

Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

Reply

Avatar

or to participate

Keep Reading