
👋 Përshëndetje
☀️ Një javë me mot të mirë dhe diell na përcolli në Kosovë, ndërsa zhvillimet nuk munguan. Gara për presidentin mori kthesa të reja pas propozimit të Bekim Sejdiut, kurse bota e televizionit dhe e rrjeteve sociale u trondit nga vdekja tragjike e influencerit, Laurent Krasniqit. Në sport u mbyll tregu i transferimeve te verës me lëvizje të shumta edhe të futbollistëve shqiptarë, ndërsa podcastet e Telegrafit sollën në fokus rendin e ri global dhe shëndetin e syve.
📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.
1. Sejdiu propozohet për president, LDK përçahet në qëndrime

Pozita e presidentit të Kosovës vazhdon të jetë kryetema politike e javës, pasi Bekim Sejdiu u propozua si kandidat për president në kuadër të marrëveshjes mes LVV-së dhe LDK-së. Pas marrëveshjes, Lumir Abdixhiku deklaroi se shteti është më i rëndësishëm se çdo interes partiak.
Megjithatë, zhvillimet brenda LDK-së morën tjetër drejtim, pasi gjashtë deputetë të partisë nuk e mbështetën kandidaturën e Sejdiut. Edhe Albin Kurti pranoi se marrëveshja me LDK-në vazhdon të qëndrojë, por kundërshtimi i gjashtë deputetëve ka krijuar një situatë të re.
Brenda LDK-së u shfaqën qëndrime të kundërta. Jehona Lushaku-Sadriu tha se drejtuesit kishin autorizim për të negociuar emrat, ndërsa Avdullah Hoti e kundërshtoi Sejdiun duke thënë se nuk është figurë unifikuese. Përveç Hotit, kjo marrëveshje u kundërshtura dhe nuk u përkrah nga Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Kujtim Shala.
Nga një marrëveshje që dukej se po hapte rrugë për zgjidhjen e çështjes së presidentit, vetëm se thelloi krizen për zgjidhjen e ngërçit politik.
Për ma shumë informata vazhdoni në rubrikën Lajme.
2. Vdekja e Laurent Krasniqit trondit publikun

Bota e televizionit dhe rrjeteve sociale në Kosovë u trondit nga lajmi për vdekjen tragjike të influencerit dhe ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi, i cili humbi jetën në një aksident me motor.
Pas lajmit, reagimet ishin të shumta. Miqtë e tij Egzoni dhe Fitimi shprehën dhimbjen për humbjen e papritur, ndërsa edhe ish-banorët e Big Brother VIP Kosova ndanë mesazhe lamtumire.
Ndërkohë, pas aksidentit u arrestua një person i dyshuar, ndërsa sot Laurentit i jepet lamtumira e fundit.
Telegrafi solli edhe profilin e tij, nga TikToku te Big Brother VIP Kosova, duke rikujtuar rrugëtimin dhe karrierën e tij publike.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Magazina
3. Mbyllet merkatoja verore: Shqiptarët lëvizin, Liga Premier dominon

Afati kalimtar veror 2026 u mbyll në top pesë ligat evropiane, duke lënë pas një verë të mbushur me transferime të mëdha, shifra rekord dhe lëvizje të rëndësishme edhe për futbollistët shqiptarë.
Mes emrave shqiptar që ndryshuan skuadër ishin edhe Vedat Muriqi, Mërgim Vojvoda, Berat Gjimshiti, Kristjan Asllani e Mirlind Daku, duke e bërë këtë merkato veçanërisht interesante për publikun shqiptar.
Në nivel evropian, dhjetë klubet me shpenzimet më të mëdha treguan edhe një herë fuqinë financiare të futbollit anglez, ndërsa Liga Premier dominoi listën e transferimeve më të mëdha të verës me nëntë blerje. Ndërsa Serie A isht më pak aktive, dominuan klubet nga qyteti i Milanos.
Megjithëse merkatoja u mbyll, tregu nuk është plotësisht i qetë. Emra të mëdhenj si Paul Pogba, Karim Benzema, David Alaba dhe Marcelo Brozovic mbeten pa kontratë dhe mund të transferohen falas.
Telegrafi Sport e përcolli gjithë afatin minutë pas minute, nga thashethemet e para deri te zyrtarizimet e fundit.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport
4. Podcastet e javës në Telegrafi

“Përballje”: I ftuar ishte Arxhend Blakçori, ekspert i sigurisë ndërkombëtare dhe ekonomike, i cili foli për rendin e ri global dhe mënyrën se si siguria ekonomike po shndërrohet në çështje të sigurisë kombëtare, duke analizuar edhe se çfarë duhet të kuptojë Kosova nga ndryshimet gjeopolitike që po ndodhin në botë.
“Shëndeti në rend të parë”, kirurgu vitreoretinal Muhamet Zekolli foli për pikat e zeza, shkëndijat në sy dhe humbjen e papritur të shikimit, duke shpjeguar pse këto simptoma nuk duhen neglizhuar dhe kur kërkohet kontroll i menjëhershëm te specialisti.
Për më shumë episode vazhdoni në hapësirën për Podcaste
⚡Të tjera që duhet t’i dini
Kosova i mbyll Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’ me rekord, nëntë medalje të fituara
Trump "trondit" tregun e naftës, arrin marrëveshje historike me Venezuelën për mbi 65 miliardë fuçi
Videoja e përleshjes fizike mes Jozit dhe Edit, ngjarja ndodhi në Tiranë
Sondazhi i Telegrafit: 83% e votuesve e konsiderojnë të pranueshëm Bekim Sejdiun për president
Juventusi dorëzon zyrtarisht listën e UEFA-s, Zhegrova merr një goditje
Rezonanca magnetike pa frikë: 9 gjëra që duhet t’i dini para ekzaminimit
Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

