
👋 Përshëndetje
Një tjetër tragjedi tronditi Gjilanin dhe gjithë Kosovën. Në sport, e gjithë Italia është ngritur në këmbë për Edon Zhegrovën, kurse në Evropë, hakerët kanë vënë në shënjestër frigoriferët e supermarketeve. Big Brother VIP Kosova 5 nisi me befasi, debate e lot. Këto dhe të tjera, mund t’i lëxoni gjërësisht më poshtë.
Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.
1. Tragjedi e dyfishtë në Gjilan

Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi Gjilanin dhe gjithë Kosovën, një 27-vjeçar dhe një foshnjë vetëm tremuajshe humbën jetën në rrethana tragjike.
Nuk kaloi shume dhe u arrestua një 65-vjeçar, i dyshuar fillimisht për vrasjen e djalit të tij dhe foshnjës. Pas procedurave gjyqësore, të dyshuarit iu caktua një muaj paraburgim.
Ndërkohë, dosja e Prokurorisë zbuloi detaje nga vendi i ngjarjes, përfshirë gjetjet e hetuesve dhe rrethanat që po shqyrtohen për të përcaktuar se si ndodhi vrasja e dyfishtë.
Një tjetër çështje që mori vëmendje ishte mënyra se si foshnja kishte përfunduar në kujdesin e familjes. Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjilan dha shpjegime për rrethanat e vendosjes së foshnjës në kujdesin e Adonis Demirit, duke hapur diskutime edhe për procedurat e mbrojtjes dhe përkujdesjes së fëmijëve.
Tragjedia ka lënë pas shumë pikëpyetje, ndërsa pritet që hetimet të sqarojnë rrethanat e plota të rastit dhe përgjegjësitë e mundshme.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme
2. Të gjithë e duan më shumë minuta nga Zhegrova

Edon Zhegrova po bëhet gjithnjë e më shumë temë diskutimi në Itali, paraqitjet e tij me fanellën e Juventusit kanë tërhequr vëmendjen e të gjthëve.
Në përballjen ndaj Napolit, Edoni me një lëvizje fastistike asistoi te goli i Kerim Alajbegovic. Paraqitjet e yllit të Kosovës kanë nxitur reagime të shumta, me tifozët e Zonjës së Vjetër që kërkojnë më shumë minuta për të.
Edhe mediat e njohura italiane kanë vlerësuar paraqitjet e 27-vjeçarit, duke theksuar se ai meriton një rol më të madh në skuadër. Në mbështetje të tij ka dalë edhe një legjendë e Juventusit, e cila e vlerësoi lart karakterin dhe cilësitë e Zhegrovës.
Përtej komenteve dhe vlerësimeve, statistikat e publikuara e rendisin Zhegrovën si lojtarin më të mirë të Juventusit këtë sezon, duke i dhënë edhe më shumë peshë debatit për minutat e tij në fushë.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport
3. Sulme kibernetike ndaj supermarketeve në Evropë

Një valë sulmesh kibernetike ka ngritur shqetësime për sigurinë e sistemeve teknologjike në supermarketet evropiane.
Pas rasteve të raportuara në Belgjikë dhe Luksemburg, sulme të ngjashme janë regjistruar edhe në Suedi, duke shtuar shqetësimet për cenueshmërinë e pajisjeve të lidhura me internetin.
Por pse frigoriferët e supermarketeve janë të lidhur me internetin dhe si arritën të bëhen objektiv i hakerëve dhe sa i madh është rreziku, çfarë pasojash mund të sjellin këto sulme dhe si mund të parandalohen?
Përgjigjet zbulojnë një anë të sigurisë kibernetike për të cilën rrallë mendojmë.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Botë
4. BBVK 5 nis me befasi, debate dhe lot – çfarë ndodhi në ditët e para?

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova ka nisur me shumë surpriza, deklarata të papritura dhe situata që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Gjithçka nisi me një risi që ndodhi për herë të parë, ndërsa nata e parë e spektaklit solli hyrjet e banorëve dhe surpriza të shumta. Vëmendje mori edhe deklarata e papritur e Fuegos për Feron, i cili nuk vonoi shumë me reagimin e tij.
Një nga personazhet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte Bejta, i cili u fut edhe në dush me syze dielli. Megjithatë, me kërkesë të nënës, ai u shfaq për herë të parë pa syze në publik, duke nxitur një tjetër pyetje: Ishte ky një moment spontan apo strategji për promovimin e videoklipit të tij të ri?
Ndërkohë, tensionet brenda shtëpisë nuk munguan. Zoja Nushi shpërtheu në lot pas debateve me disa banorë, ndërsa Arlinda ndau një rrëfim emocional për ankthin dhe bullizimin që kishte përjetuar. Në anën tjetër, Nichi trazoi atmosferën me provokimet e tij, kurse Anjeza Gubetini përfundoi në nominim të përhershëm.
Me kaq shumë zhvillime që në fillim, BBVK 5 premton një edicion me përballje, surpriza dhe kthesa të papritura.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Magazina
⚡Të tjera që duhet t’i dini
Aksion i madh policor në Prishtinë, përfshihen edhe autoritetet ndërkombëtare
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt hyn në ditën e gjashtë, kërkohet llogaridhënie institucionale
Befason klubi i njohur spanjoll, synon transferimin e Vedat Muriqit në janar
Jennifer Lopez shihet në kafenenë e shqiptarit në New York, Adrian Kamberi tregon si ndodhi takimi
Rezistenca ndaj insulinës dhe prediabeti nuk janë e njëjta gjë: Dallimi që shumë njerëz nuk e dinë
Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi
