
Përkrahur nga

Mirëmëngjesi!
👋 Përshëndetje
🌦️ Një javë me temperatura të larta, por që u befasuam nga reshje të shkurtra shiu. Pak a shumë i tillë ishte edhe ritmi i zhvillimeve: nga momente të qeta teko ato që marrin menjëherë vëmendjen.
🏆 Në politikë, zhvillimet brenda LDK-së ishin në qendër të vëmendjes të politikës vendore, ndërsa në sport Botërori 2026 po dhuron emocione, rekorde dhe surpriza, me mijëra lexues që janë bërë pjesë e garës së parashikimeve “Eksperti”. Ndërkohë, Evropa po përballet me një valë të fortë të nxehti, një temë që ka zënë vend në titujt kryesorë të javës.
📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.
1. LDK në turbulenca

Vetëm pak javë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës është përfshirë nga debatet e brendshme për drejtimin e partisë. Disa degë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, ndërsa të tjera kanë dalë hapur në mbështetje të tij.
Presioni nisi me kërkesat e degëve të Pejës dhe Lipjanit për dorëheqjen e Abdixhikut, ndërsa më pas edhe Dega II në Prishtinë iu bashkua thirrjeve për largimin e tij. Abdixhiku reagoi menjëherë, duke kërkuar dorëheqjen e drejtuesve lokalë që kërkuar largimin e tij dhe më pas u bëri thirrje anëtarëve për durim.
Në anën tjetër, një pjesë e strukturave të partisë i dolën në krah. Dega e Ferizajt dhe figura si Ilir Ferati e Sokol Haliti mbrojtën kryetarin, duke kërkuar unitet. Edhe nënkryetari Lutfi Haziri deklaroi se kërkesat nuk e kanë zënë në befasi, por theksoi nevojën për trajtimin e tyre brenda organeve të partisë.
Megjithatë, zëra kritikë nuk munguan. Deputetja Hykmete Bajrami kërkoi zgjedhje të brendshme në parti, duke theksuar se pozitat nuk janë të përhershme.
Përplasjet brenda LDK-së u shfrytëzuan edhe nga zyrtarë të Lëvizja Vetëvendosje, të cilët ironizuan situatën me reagime në rrjetet sociale.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme
2. Aty ku është futbolli, është edhe Heineken

Botërori 2026 nuk po luhet vetëm në stadiume, por edhe në bare, shtëpi dhe kudo ku tifozët mblidhen për të ndarë emocionet e një ndeshje. Pikërisht mbi këtë ide Heineken ka ndërtuar platformën globale të saj "Fans Have More Friends (Tifozët kanë më shumë miq)", ku promovon shoqërimin dhe lidhjet mes njerëzve, duke theksuar se emocionet e tifozërisë bëhen edhe më të veçanta kur përjetohen së bashku, veçanërisht në shoqërinë e një Heineken.
Një studim i realizuar nga kompania zbuloi se 75% e tifozëve thonë se futbolli i ka ndihmuar të krijojnë miqësi të reja, ndërsa reklama e tyre "Bar", ku disa të panjohur bëhen miq pas një goli, u rendit ndër reklamat më efektive të këtij viti në SHBA.
Në të njëjtën frymë, edhe Telegrafi e ka Heineken sponsor gjeneral të mbulimit të Kampionatit Botëror 2026.
Nuk është rastësi. Prej vitesh Heineken është pranë tifozëve në momentet më të mëdha të futbollit, duke promovuar jo vetëm lojën, por edhe atë që e bën futbollin të veçantë: emocionin e përbashkët. Sepse aty ku mblidhen tifozët për të festuar, diskutuar apo përjetuar një gol, aty është edhe Heineken.
3. Botërori me befasi, ndez garën e madhe në “Eksperti”

Ethet e Botërorit po rriten nga dita në ditë, ndërsa paralelisht po shpërthen edhe platforma e parashikimeve “Eksperti” nga Telegrafi. Interesimi vazhdon të rritet me ritëm të lartë dhe tashmë janë 6,649 përdorues të regjistruar, të cilët po garojnë për iPhone 17 Pro Max, trotinetin elektrik Segway dhe PlayStation 5.
Edhe pse renditja e përgjithshme ka nisur të krijojë diferenca, gara mbetet plotësisht e hapur. Për ata që janë futur më vonë ose kanë humbur pikë në javët e para, shansi vazhdon falë shpërblimeve javore, ku tashmë janë shpallur fituesit e javës së parë dhe të dytë.
Statistikat e parashikimeve tregojnë sa e vështirë është të godasësh rezultatin e saktë. Vetëm 8 ekspertë parashikuan saktë fitoren 4-2 të Marokut daj Haitit, 562 qëlluan rezultatin Skoci 0-3 Brazil, kurse plotë 1,440 parashikuan saktë Zvicër 2-1 Kanada, ndërsa vetëm 3 ekspertë goditën barazimin 0-0 mes Anglisë dhe Ganës. Po ashtu, 118 pjesëmarrës parashikuan saktë fitoren 5-0 të Portugalisë ndaj Uzbekistanit. Kurse Turqi 3-2 ShBA u parashikua saktë nga 46 ekspertë, Tunizi 1-3 Holandë saktë nga 512, Japoni 1-1 Suedi nga 587 persona.
Ndërkohë, vetë Botërori vazhdon të prodhojë befasu. Telegrafi Sport publikoi formacionin më të mirë të xhiros së dytë, ku vend zuri edhe një futbollist shqiptar, ndërsa analizoi edhe çfarë i duhet secilës kombëtare për të siguruar kualifikimin në fazën eliminatore.
Botërori po sjell edhe rekorde e histori të reja. Gilberto Mora hyri në histori me rekordin e tij për Meksikën dhe Kupën e Botës, talenti Alajbegovic mahniti edhe Zlatan Ibrahimovicin, ndërsa rikthimi emocional i Neymar ishte një nga momentet më të veçanta të turneut.
Për më shumë informacion vazhdoni në rubrikën Sport
4. Evropa nën valën e të nxehtit

Një valë e fortë të nxehti ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës, duke sjellë temperatura ekstreme dhe paralajmërime nga autoritetet për kujdes të shtuar, veçanërisht për grupet më të rrezikuara.
Meteorologët shpjegojnë se fenomeni lidhet me të ashtuquajturin “bllokim i motit”, një situatë atmosferike që pengon lëvizjen e sistemeve të motit dhe mban të njëjtat masa ajrore mbi të njëjtën zonë për ditë të tëra.
Ekspertët kanë shpjeguar sa mund të zgjasë kjo valë e të nxehtit dhe gjithashtu kanë bërë thirrje për shmangien e ekspozimit të panevojshëm në orët më të nxehta të ditës.
Për të shikuar parashikimin e motit në Kosovë, Shqipëri, rajon dhe botë, kliko këtu për detaje.
5. Podcastet e javës: Politika, futbolli e shëndeti

“Përballje”: E ftuar ishte Donika Emini, e cila analizoi fushatën zgjedhore dhe klimën politike në vend. Sipas saj, fushata nuk ofroi zgjidhje konkrete, por u dominua nga gjuha toksike dhe lufta e fajit mes partive.
“Arena e Yjeve”: Gazetarët e Telegrafi Sport analizuan ndeshjet e para të Kampionatit Botëror 2026, duke diskutuar për surprizat, ekipet që bindën më së shumti dhe favoritët.
“Shëndeti në rend të parë”: Ortodontja Pasionare Xharra-Budima foli për rëndësinë e shëndetit oral, duke shpjeguar se dhëmbët e shtrembër mund të ndikojnë jo vetëm në estetikë, por edhe në të folur..
Për më shumë episode vazhdoni në hapësirën për Podcaste
⚡Të tjera që duhet t’i dini
Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e policës kufitare për mërgatën gjatë sezonit veror
Pas 23 ditësh protestë, organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore
Pasi konfirmuan lidhjen, Klodi dhe Elijona ndajnë një tjetër moment të veçantë bashkë
Ibrahimovic me përgjigje epike pasi Ronaldo bërtiti “jam kthyer” pas dy golave me Portugalinë
Pesë pemë që ekspertët këshillojnë të mos i mbillni kurrë në oborr, shmangni problemet e panevojshme
Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

