
👋 Përshëndetje
🤬 Një javë me diell dhe temperatura të larta na përcolli në Kosovë, por zhvillimet nuk ishin aspak të qeta. Tensionet dhe përplasjet mes deputetëve u rikthyen në Kuvend, merkatoja e futbollit hyri në kulmin e saj me transferime e oferta të mëdha, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kurorëzuan dashurinë me martesë, ndërsa në botë, Kolumbia u përball me pasojat tragjike të tërmetit të fuqishëm.
📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.
1. Kuvendi hap dyert për mërgimtarët, politika e kthen në arenë përplasjesh

Ajo që nisi si hapje tradicionale e dyerve të Kuvendit të Kosovës për vizitat e mërgimtarëve, të mërkurën u shndërrua në një ditë tensionesh politike dhe përplasjesh brenda sallës së legjislativit.
Deputetët e PDK-së dhe AAK-së hynë në sallë duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, ku ndodheshin edhe Albulena Haxhiu dhe deputetë të tjerë të LVV-së. Situata eskaloi shpejt në përplasje verbale dhe fizike, me gjuajtje me ujë e letra dhe kapje për duar. Ganimete Musliu lagi me ujë Arbërie Nagavcin, ndërsa Albana Bytyqi pengoi fizikisht hyrjen e saj në sallë dhe më pas e gjuajti me letra. Përplasje verbale pati edhe mes Donika Gërvallës dhe deputetëve të PDK-së.
Tensionet u bartën edhe te qytetarët e pranishëm, ndërsa policia arrestoi një person që bëri thirrje për pushkatim të Ramush Haradinajn. Zhvillimet nxitën edhe reagime nga LDK-ja, ku deputeti Arben Gashi kërkoi nga partia e tij të pozicionohet , kurse sot (e enjte) deputetët e PDK-së e vazhduan aksionin politik para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit.
Një ditë e paraparë për mërgimtarët përfundoi kështu duke ekspozuar edhe një herë përplasjen e thellë politike rreth konstituimit të institucioneve.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme
2. Çdo transferim në kohë reale në Telegrafi Sport

Tregu veror i transferimeve ka hyrë në fazën më të nxehtë, me zyrtarizime, negociata dhe oferta që ndryshojnë nga ora në orë. Për këtë arsye, Telegrafi në rubrikën Sport ka vazhduar me traditën duke hapur një hapsirë të dedikuar për afatin kalimtar veror 2026, ku lexuesit mund t’i ndjekin në kohë reale të gjitha zhvillimet kryesore.
Mes lëvizjeve të zyrtarizuara, Ronald Araujo kaloi në huazim te Liverpooli, Romelu Lukaku u transferua te Fenerbahçe, ndërsa Berat Gjimshiti u largua nga Atalanta për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite, ku më pas edhe u zbuluan edhe fitimet e tij marramendëse.
Ndërkohë, klubet e mëdha vazhdojnë ofensivën në treg. Manchester United ka tri objektiva kryesore, ndërsa e ardhmja e Bruno Fernandes mbetet e hapur. Barcelona po lëviz në disa fronte, nga interesimi për Lautaro Martínezin te oferta e re për Rodrin, ndërsa Interi është afër një tjetër goditjeje të madhe.
Edhe Liverpooli vazhdon kërkimet, por transferimi i yllit të PSG-së po has pengesa për shkak të çmimit të lartë të kërkuar nga klubi francez.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport
3. Tërmeti 7.4 godet Kolumbinë, qindra viktima dhe shkatërrime të mëdha

Kolumbia u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4, duke lënë pas qindra viktima dhe dëme të mëdha materiale, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan në zonat më të prekura.
Bilanci fillestar prej 26 viktimash u rëndua menjëherë ndjeshëm, me numrin e të vdekurve që arriti në 265. Nga zonat e goditura u publikuan pamje të rënda të ndërtesave që shemben, ndërsa një familje arriti të filmonte momentin kur shtëpia e tyre shkatërrohet brenda pak sekondash.
Por pse Kolumbia goditet nga tërmete kaq të fuqishme? Telegrafi sjell edhe një shpjegim për pozicionin gjeologjik të vendit dhe arsyet e rrezikut të lartë sizmik.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Botë
4. Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kurorëzojnë dashurinë

Një nga lajmet më të komentuara të javës në botën e showbizit ishte martesa e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez, të cilët zyrtarizuan lidhjen e tyre me martesë pas shumë vitesh së bashku.
Vëmendja u kthye natyrshëm edhe te historia e Georginës, nga puna si shitëse në një dyqan të Gucci-t deri te jeta përkrah një prej futbollistëve më të famshëm në botë dhe një audiencë prej dhjetëra milionë ndjekësish, si në profilin e saj të plotë.
Nga një histori dashurie që nisi larg reflektorëve te një martesë që bëri jehonë globale, Ronaldo dhe Georgina u kthyen sërish në qendër të vëmendjes.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Magazina
⚡Të tjera që duhet t’i dini
Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane
Zelensky bëri një gabim të madh politik në Ballkan, shkruan Politico
“Qëndro i fortë, Leo” – Ronaldo i dërgon Messit mesazhin prekës
Familja e Jose Mourinhos rrallë shfaqet në publik - kush janë bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij?
Harrojeni kafenë, mjekët rekomandojnë ta filloni ditën me këtë pije
Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi
