☕ Mirëmëngjesi!

☀️ Një fundjavë me diell, por gjatë javës ai u tërhoq, duke sjellë një ritëm më të qetë. Edhe zhvillimet ndoqën të njëjtin ton, pa ngjarje që dominuan plotësisht vëmendjen, por me disa tema që ia vlen të ndiqen.

👏 Nga Eric Adams që mori nënshtetësinë e Shqipërisë, te një udhëkryq në karrierën e Edon Zhegrovës, ndërsa në Hungari një rezultat zgjedhor po jehon përtej kufijve.

📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.

1. Eric Adams merr nënshtetësinë shqiptare dhe forcon lidhjet me Shqipërinë

Ish-kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, ka marrë nënshtetësinë shqiptare, një zhvillim që ka tërhequr vëmendje të gjerë në publik dhe media. Ai është regjistruar edhe si banor i Tiranës, duke forcuar më tej lidhjen me vendin.

Ky hap është komentuar edhe nga liderë politikë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, i cili tregoi se si Adams është magjepsur nga Shqipëria.

Ndërkohë, ambasadori i Shqipërisë në ShBA, Ervin Bushati, me këtë rast tregoi se si ndër vite Eric ka përkrahur komunitetin shqiptar në ShBA.

Kujtojmë se kohë më parë vet Adams kishte shprehur interes për Shqipërinë, duke bërë të ditur se edhe djali i tij ka shprehur dëshirën që një ditë edhe ai të pensonohej në Shqipëri, duke treguar se dashuria për Shqipërinë është tani në gjithë familjen e tij.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme

2. Na ndihmoni ta bëjmë newsletter-in më të mirë

Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj.

Kemi përgatitur një pyetësor të shkurtër me vetëm 5 pyetje, i cili nuk ju merr më shumë se 1 minutë për ta plotësuar. Na tregoni çfarë ju pëlqen, çfarë mund të ndryshojmë dhe si mund ta bëjmë përvojën tuaj edhe më të mirë.

Plotësoni pyetësorin duke klikuar KËTU

3. Zhegrova në udhëkryq: rinovimi i Spallettit dhe e ardhmja e tij

E ardhmja e Edon Zhegrova te Juventusi është kthyer në temë diskutimi, sidomos pas konfirmimit se klubi ka rinovuar kontratën me trajnerin Luciano Spalletti. Ky zhvillim shihet si një sinjal jo shumë pozitiv për sulmuesin kosovar, i cili nuk ka gjetur hapësirë të mjaftueshme nën drejtimin e trajnerit italian.

Zhegrova ka pasur minuta të pakët, me vetëm dy minuta në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa burime të afërta me klubin nga Torino tregojnë edhe arsyet pse ai nuk po aktivizohet më shumë.

Në këtë situatë, kanë nisur spekulimet për të ardhmen e tij, me interesim konkret nga jashtë, përfshirë edhe një klub të madh turk që synon transferimin e tij.

Megjithatë, vet lojtari mbetet i fokusuar te Zonja e Vjetër, me raportime që tregojnë se ai dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij.

Mes mungesës së minutave dhe interesimit nga klubet tjera, vera mund të jetë vendimtare për hapin e radhës në karrierën e Zhegrovës.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport

4. Hungaria zgjedh ndryshimin: fitorja e Magyar dhe jehona globale

Hungaria hyri në një kapitull të ri politik pasi Peter Magyar arriti të fitojë zgjedhjet, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë në pushtet të Viktor Orbán, i cili pranoi humbjen. Në tubimin e fitores, Magyar deklaroi se “e kemi mposhtur tiraninë”, duke e paraqitur rezultatin si një kthesë të madhe politike.

Fitorja e tij ka marrë vëmendje ndërkombëtare, me reagime nga liderë evropianë si Ursula von der Leyen, e cila theksoi se Hungaria ka zgjedhur Evropën. Analizat sugjerojnë se ky rezultat mund të ketë ndikim më të gjerë, si në Hungari, rajon dhe botë.

Rrugëtimi i Magyar nga një figurë e brendshme në sfiduesin kryesor u pa si vendimtar në këtë proces. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo fitore do të zgjidhë të gjitha tensionet me Bashkimin Evropian, siç shtrohet në analizat për marrëdhëniet me BE-në.

Jehona e rezultatit ka kaluar kufijtë e Hungarisë, me reagime që e shohin këtë si sinjal ndryshimi edhe në rajon, përfshirë komentet për ndikimin në Serbi dhe thirrjet e vet Magyar për frymëzim politik drejtuar qytetarëve serbë.

Rusë, shkoni në shtëpi!”, ishte një nga brohoritet, një mesazhi i qartë: vota e kësaj here nuk ishte vetëm për një lider të ri, por për një drejtim të ri politik.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Botë

5. AI, analiza sportive dhe këshilla për trupin - Podcastet e javës

Përballje: I ftuar ishte Darsej Rizaj, i cili foli për ndikimin e teknologjisë, duke theksuar se inteligjenca artificiale po ndryshon tregun e punës dhe paralajmëroi transformime të mëdha në të ardhmen.

Arena e Yjeve: Gazetarët e Telegrafi Sport sollën një analizë të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, duke diskutuar performancat dhe momentet kyçe të garës.

Shëndeti në rend të parë: Fizioterapisti Valon Maloku trajtoi tema që lidhen me shëndetin fizik, duke folur për efektin nocebo dhe mitet në fizioterapi.

Për më shumë episode vazhdoni në faqen e dedikuar për Podcaste

Të tjera që duhet t’i dini

Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

Reply

Avatar

or to participate

Keep Reading