
Mirëmëngjesi!
Një mëngjes me diell është gjithmonë një fillim i mirë për të parë më qartë çfarë ka ndodhur gjatë javës.
Në këtë edicion të newsletter-it sjellim zhvillimet kryesore: nga kriza institucionale në Kosovë dhe ndërhyrja e Kushtetueses, te shkëlqimi i lojtarëve nga Kosova në skenën ndërkombëtare. Në rubrikën Magazina ndalemi te arrestimi i Gjestit, ndërsa më poshtë gjeni edhe podcastet më të fundit të javës me biseda përtej titujve të lajmeve.
Dhe për fund, një vështrim te prona interesante në tregun e Real Estate dhe konkurset e fundit nga Telegrafi Jobs.
1. Kriza institucionale në Kosovë: nga shpërndarja e Kuvendit te ndërhyrja e Kushtetueses

Kosova është përballur me një zhvillim të ri politik pasi u vendos shpërndarja e Kuvendit, duke hapur rrugën për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se vendimi nuk ishte dëshirë personale, por një detyrim kushtetues që rrjedh nga situata institucionale.
Megjithatë, dekreti për shpërndarjen e Kuvendit shkaktoi përplasje të forta politike dhe interpretime të ndryshme juridike. Në këtë kontekst, përfaqësues e partisë fituese, Lëvizjës Vetëvendosje mirëpritën vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke deklaruar se presin anulimin e shpërndarjes së Kuvendit.
Debati është thelluar edhe nga interpretimet e ekspertëve. Profesori Enver Hasani theksoi se deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sallë për zgjedhjen e presidentit, ndërsa analiza të tjera kanë paralajmëruar se pas 5 prillit mund të hapen skenarë të rinj kushtetues.
Zhvillimi kyç erdhi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila vendosi masë të përkohshme ndaj dekretit të Osmanit, duke pezulluar efektin e tij deri në vendimin përfundimtar. Sipas ekspertëve juridikë, në një situatë të tillë vendimi duhet të vijë brenda ditësh për të shmangur një vakuum institucional.
Ndërkohë, vendimi përfundimtar i Kushtetueses do të vijë gjatë muajti mars dhe do të përcaktojë nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja apo një zgjidhjeje tjetër institucionale.
Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi
2. Lojtarët nga Kosova po shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare

Futbollistët me prejardhje nga Kosova po vazhdojnë të lënë gjurmë në ligat dhe klubet më të ndryshme evropiane, duke tërhequr vëmendjen me formën e tyre dhe interesimin e klubeve të mëdha. Një nga emrat më të përfolur është Fisnik Asllani, për të cilin Fenerbahçe po vazhdon përpjekjet për transferim, ndërsa në garë për sulmuesin e Hoffenheimit raportohet se janë edhe klube të tjera të mëdha evropiane.
Në të njëjtën kohë, Edon Zhegrova po vazhdon të dërgojë sinjale për ambicie të mëdha, duke treguar se dëshiron vend te Juventusi. Ndërkohë në Spanjë, Vedat Muriqi ka konfirmuar formën e shkëlqyer duke u përfshirë në formacionin e javës në La Liga pas dy golave ndaj Osasunës.
Forma e mirë nuk ndalet vetëm në ligat më të mëdha. Bersant Celina vazhdon të shënojë në Kupën e Suedisë, Baton Zabërgja po kalon një moment të shkëlqyer në Ukrainë me gola të njëpasnjëshëm, ndërsa Nazmi Gripshi debutoi në shtëpi me gol dhe u shpall lojtari i ndeshjes për Rubin Kazanin.
Paralelisht, vëmendje po merr edhe brezi i ri. Talenti Erblin Osmani, me prejardhje nga Kosova, po konsiderohet një nga perspektivat më interesante në akademinë e Bayernit dhe po krahasohet me mesfushorin gjerman Joshua Kimmich, duke u parë si një nga emrat që mund të shpërthejnë në vitet e ardhshme.
Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi
3. Arrestimi i Gjestit në qendër të vëmendjes

Skena e shoubizit shqiptar u trondit pasi këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Besart Kelmendi, u arrestua në Prishtinë nga autoritetet. Sipas Prokurorisë, ai dyshohet për tri vepra penale, përfshirë posedim të paautorizuar të armëve, kanosje dhe dëmtim të pasurisë.
Rasti ka nxitur reagime të shumta në publik, ndërsa sipas analizave ligjore dënimi i mundshëm mund të përfshijë burg ose gjobë nëse akuzat vërtetohen.
Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi
Podcastet e javës: biseda që shkojnë përtej lajmit

Podcastet e Telegrafit vazhdojnë çdo javë të sjellin biseda që shkojnë përtej lajmit të ditës – me analiza, përvoja dhe këndvështrime nga njerëzit që janë në qendër të zhvillimeve.
“Përballje”: I ftuar ishte Drejtori i Përgjithshëm i Administrata Tatimore e Kosovës, Mentor Hyseni, i cili foli për performancën e të hyrave tatimore, duke theksuar se ato janë rritur mbi 12 për qind, ndërsa ekonomia joformale po shënon rënie.
“Arena e Yjeve”: Gazetarët e Telegrafi Sport diskutuan zhvillimet më të fundit në futbollin kosovar dhe atë evropian, me analiza për formën e ekipeve dhe pritjet për sezonin.
“Shëndeti në rend të parë”: Dermatologia Rejhane Bislimi-Berisha foli për problemet më të zakonshme të lëkurës, trajtimin e akneve dhe rëndësinë e kontrollit të nishaneve për të parandaluar rreziqe të mundshme shëndetësore.
Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi
4. Prona që ia vlen t’i shihni këtë javë

Tregu i patundshmërive vazhdon të sjellë mundësi interesante për ata që kërkojnë hapësirë, komoditet apo investim të mençur. Nga një penthouse me 155m² dhe tarracë 90m² në Dragodan, një hapësirë e rrallë me pamje të hapur mbi qytet – te një banesë 72.45m² në Bregun e Diellit që ofron qasje të shpejtë në çdo shërbim të përditshëm.
Për ata që kërkojnë më shumë privatësi dhe luks, në treg është edhe një shtëpi 303m² me pishinë dhe oborr privat në lagjen NIC një hapësirë e krijuar për rehati familjare. Ndërkohë, për investitorët dhe dashamirët e natyrës, një truall 12.23 ari në Brezovicë ofron potencial për zhvillim turistik dhe ndërtim vilash në një nga zonat më atraktive malore.
Nga qyteti te malet, këto prona tregojnë se mundësitë për të gjetur hapësirën ideale për jetesë apo investim vazhdojnë të zgjerohen.
Telegrafi dhe Pro Real Estate kanë nënshkruar një partneritet ekskluziv, ku kanë lansuar platforma e dedikuar për prona, kliko këtu për të parë të gjitha mundësitë e fundit në treg.
Për më shumë informacione vazhdoni në hapësirën e dedikuar për Telegrafi Real Estate
