
☕ Mirëmëngjesi!
☀️ Një javë me mot të mirë dhe me po aq zhvillime që mbajtën ritmin e ngjarjeve në Telegrafi.
🗳️ Nga skena politike e Kosovës, ku partitë publikuan listat për zgjedhjet e 7 qershorit, te futbolli ndërkombëtar ku emri i Mourinhos riktheu emocionet në Madrid. Në botë, Hantavirusi u kthye në një nga temat më të përfolura, ndërkohë, në muzikë, Bebe Rexha vazhdoi të dominojë me hitin e saj të ri.
📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.
1. Partitë publikojnë listat për zgjedhjet e 7 qershorit

Fushata zgjedhore ka hyrë në një fazë të re, pasi partitë më të mëdha politike në Kosovë kanë publikuar listat e kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit.
Lëvizja Vetëvendosje prezantoi listën e kandidatëve për deputetë, ku Albin Kurti vazhdoi të jetë kandidati i tyre për kryeministër. Edhe Partia Demokratike e Kosovës publikoi listën e saj, ku kryetari i partisë, i cili është kandidati për kryeministër Bedri Hamza, tha se mbi 50 emra janë prurje të reja.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës prezantoi listën zyrtare të kandidatëve, me Vjosa Osmanin si bartëse e listës dhe kandidate për presidente, ndërsa Lumir Abdixhiku si kandidat për kryeministër.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës publikoi emrat që do ta përfaqësojnë në zgjedhje. Risia kësaj here është se Ardian Gjini është kandidati për kryeministër.
Normalisht publikimi i listave ka sjellë diskutime për emrat e rinj, rikthimet dhe figurat që pritet të jenë në fokus gjatë fushatës së ardhshme zgjedhore.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme
2. Mourinho pranë rikthimit te Real Madridi

Emri i Jose Mourinho dominoi titujt sportivë këtë javë, pasi raportohet se trajneri portugez është shumë pranë rikthimit te Real Madrid. Sipas raportimeve, marrëveshja konsiderohet pothuajse e mbyllur dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi madrilen.
Paralelisht me spekulimet për rikthimin e tij, kanë nisur edhe diskutimet për ndryshime të mëdha në skuadër. Tashmë flitet për “operacion fshesa” në ekip, me disa lojtarë që mund të largohen nëse “Special One” merr drejtimin.
Në të njëjtën kohë, mediat raportojnë se Mourinho dhe presidenti Florentino Perez kanë diskutuar edhe për një transferim të madh që shihet si kyç për rikthimin e Los Blancos në majë.
Nga një rikthim që dukej i pamundur, tek një revolucion në skuadër – Mourinho po rikthehet në Santiago Bernabeu.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport
3. Rriten shqetësimet për Hantavirusin, nuk ka vend për panik

Rritja e rasteve me Hantavirus është kthyer në një nga temat më të diskutuara ndërkombëtarisht këtë javë, duke nxitur interesim dhe shqetësim për mënyrën e përhapjes dhe rrezikun e virusit.
Raportimet tregojnë për një rritje të numrit të rasteve, ndërsa ekspertët kanë dhënë më shumë detaje për virusin. Në mes të krahasimeve dhe frikës në rrjete sociale, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar përmes një letre publike, ku shefi i saj theksoi se kjo situatë nuk duhet parë si një tjetër pandemi COVID.
Ndërkohë, vëmendje ka marrë edhe pyetja nëse ekziston mbrojtje specifike ndaj virusit, me interesim të madh rreth mundësisë së një vaksine për Hantavirusin.
Edhe në Kosovë u diskutua si një shqetësim i mundshëm, por IKSHPK sqaroi se Hantavirusi nuk është një sëmundje e re në vend dhe se numri i rasteve mbetet i vogël, duke theksuar se aktualisht nuk ka vend për panik.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Botë
4. Bebe Rexha dominon me hitin “New Religion

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është në qendër të vëmendjes këtë javë falë suksesit të këngës së saj më të re, “New Religion”, e cila po vazhdon të marrë jehonë të madhe në tregun amerikan.
Artistja u shfaq sërish në qendër të mediave në New York, ndërsa kënga e saj vazhdon të kryesojë top-listat e Billboard. Suksesi i “New Religion” është reflektuar edhe në statistikat muzikore, ku kënga është bërë një nga më të dëgjuarat në radiot amerikane.
Në të njëjtën kohë, Bebe Rexha vazhdon të marrë vëmendje edhe në rrjetet sociale dhe media rozë, si në paraqitjet dhe postimet e fundit.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Magazina
5. Politikë, sport e shëndet - podcastet e javës

“Përballje”: Mysafir ishte Besian Mustafa, i cili foli për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin mes Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vjosa Osmani, duke shpjeguar arsyet pse Osmani do të garojë me LDK-në.
“Arena e Yjeve”: I ftuar ishte Fidan Shatri, i cili diskutoi për basketbollin, sfidat dhe zhvillimin e sportit në Kosovë.
“Shëndeti në rend të parë”: Logopedia Mirgena Preniqi foli përzhvillimin e të folurit dhe komunikimit, duke trajtuar rëndësinë e tyre në jetën dhe zhvillimin e çdo individi..
Për më shumë episode vazhdoni në hapësirën për Podcaste
⚡Të tjera që duhet t’i dini
Ku u thyen raportet me Osmanin? Flet Glauk Konjufca
"Ekipi i Sezonit” në La Liga, Muriqi përkrah Mbappe e Yamal
Dua Lipa ngre padi prej rreth 14 milionë eurosh kundër Samsung, kjo për përdorimin e fytyrës së saj në marketingun e televizorëve
Ditë historike në Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare nga Kanadaja
Njerëzit me inteligjencën më të lartë emocionale, lindin nën këto shenja
Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi


