
☕ Mirëmëngjesi!
🌦️ Një javë me mot që ndryshonte shpesh, ashtu si edhe zhvillimet që lëviznin me ritëm të shpejtë dhe merrnin vazhdimisht vëmendjen.
🗣 Nga skena politike, LDK dhe Vjosa Osmani bashkuan rrugët për zgjedhje, ndërsa zhvillimet me Përparim Ramën trazuan politikën në Prishtinë. Në sport, Mbappe u kthye në temën kryesore te Real Madridi, mes kritikave dhe tensioneve të shumta. Në anën tjetër, një moment live në “Ferma VIP 3” ndezi rrjetet sociale dhe riktheu debatet për reality showt shqiptare.
📍 Mes gjithë kësaj dinamike, Telegrafi vazhdoi zgjerimin duke qenë edhe më pranë diasporës, duke zyrtarizuar kështu praninë edhe në Zvicër.
📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.
1. LDK dhe Vjosa bashkë në zgjedhje, Rama 'trazoi' Prishtinën

Java politike në Kosovë u dominua nga zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas vendimit që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, ish-presidentja Vjosa Osmani publikoi një video-mesazh, ku në prapavijë u pa fotografia e Ibrahim Rugovës, gjë që nxiti menjëherë spekulime për një rikthim të saj në LDK.
Nuk kaloi shumë kohë, Osmani zhvilloi një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili fillimisht foli për “lajme të mira” pas takimit, ndërsa më pas konfirmoi se LDK dhe Osmani do të garojnë me një listë të përbashkët zgjedhore.
Referuar zhvillimeve të mëvonshme, Osmani pritet të jetë kandidate për presidente, ndërsa Abdixhiku për kryeministër. Nga LDK kanë treguar se sa kandidatë do të ketë Osmani në listë, teksa tashmë Vjosa ka prezantuar prurjen e saj të parë. Abdixhiku deklaroi se renditja në listë nuk është çështje personale për të, nga ana tjetër, Osmani theksoi se nuk ka kërkuar pozita.
Megjithatë, ndërsa në nivel qendror po synohet bashkim politik, në Prishtinë situata paksa mori tjetër drejtim. Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, i zgjedhur nën siglën e LDK-së, bëri një marrëveshje me PDK-në pa miratimin e partisë, duke nxitur tensione të brendshme. Abdixhiku reagoi duke deklaruar se nuk ekziston marrëveshje zyrtare mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë, por kryetari Rama vazhdoi emrimet në pozita drejtuese nga radhët e PDK-së.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme
2. Telegrafi më afër diasporës, zyrtarizohet prania në Zvicër

Telegrafi.com tani edhe më afër diasporës shqiptare, pasi nga ky fillim maji 2026 do të jetë i pranishëm edhe në Zvicër, kjo pas bashkëpunimit me Plan B Creative. Ky partneritet synon forcimin e lidhjes me komunitetin shqiptar atje dhe zhvillimin e projekteve të reja mediale, kreative dhe promovuese.
Përmes këtij bashkëpunimi, Telegrafi synon të jetë më pranë shqiptarëve në diasporë, duke sjellë më shumë histori, iniciativa dhe aktivitete që lidhen me komunitetin shqiptar në diasporë. Ky hap shihet gjithashtu si një zgjerim i pranisë së Telegrafit përtej Kosovës dhe një mundësi për të krijuar ura më të forta komunikimi me diasporën.
Me fokus te përmbajtja moderne dhe lidhja direkte me audiencën, ky partneritet hap një kapitull të ri për Telegrafin.
3. Mbappe në qendër të kritikave te Real Madridi

Sjelljet dhe qëndrimet e Kylian Mbappe janë kthyer në një nga temat më të diskutuara te Real Madridi, me tensionet që duket se po rriten si brenda klubit, ashtu edhe te tifozët.
Gjithçka nisi pas një veprimi të fundit të sulmuesit francez, që sipas raportimeve irritoi tifozët madrilenë. Situata duket se nuk ka kaluar pa shqetësim edhe te drejtuesit e klubit, me presidentin Florentino Perez që raportohet të jetë i zhgënjyer me sjelljet e francezit.
Raportimet flasin gjithashtu për pakënaqësi edhe në zhveshtore, ku disa lojtarë të Realit nuk janë pajtuar me atë që është cilësuar si qëndrim egoist i 27-vjeçarit. Kritika indirekte duket se pati edhe trajneri Alvaro Arbeloa, ku u theksua se talenti nuk mjafton pa disiplinë dhe sjellje të duhur.
Pakënaqësia është reflektuar edhe te tifozët, me një peticion “Mbappe Out” që ka kaluar 1.5 milion nënshkrime. Në mes të gjithë kësaj klime, kanë nisur edhe spekulimet për të ardhmen e tij, me raportime për interesim nga një klub anglez, ndërsa gazetari Fabrizio Romano ka dhënë edhe detajet e fundit për situatën e tij.
Nga superstar i shumëpritur te figura më e diskutuar në klub, Mbappe po kalon një nga periudhat më të tensionuara të karrierës së tij te Real Madridi.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport
4. Një moment live ndez rrjetin dhe debatet për reality show-t

Një moment i papritur në prime-n e fundit të Ferma VIP 3 ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi një nga konkurrentët përdori një fjalë të papërshtatshme ndaj moderatores Arbana Osmani gjatë transmetimit live.
Pas incidentit, debatet vazhduan edhe jashtë spektaklit. Banorja Ola dha versionin e saj për situatën, duke folur për prapaskenat dhe arsyet pse ndodhi reagimi. Reagime pati edhe nga figura të televizionit, opinionisti Ermal Mamaqi e cilësoi situatën si të pazakontë, duke thënë se nuk kishte parë diçka të tillë në televizion prej 25 vitesh.
Në të njëjtën kohë, në rrjet u rikthyen edhe momente të mëhershme nga spektakli, ku komentuesit e ndarë në dyshë kritikuan edhe moderatoren Arbana Osmani.
Nga një moment live, te një debat më i gjerë për përmbajtjen televizive, incidenti riktheu diskutimin mbi nivelin dhe ndikimin e reality show-ve shqiptare.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Magazina
5. Politikë, sport, shëndet dhe rrëfime inspiruese në podcastet e javës

“Përballje”: Mysafir ishte Dardan Molliqaj, i cili foli për zhvillimet politike dhe zgjedhjet e reja, duke theksuar se kriza aktuale lidhet me luftën për pushtet.
“Arena e Yjeve”: Gazetarët e Telegrafi Sport sollën një analizë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, duke diskutuar skuadrat, favoritët dhe momentet më interesante të fazës finale.
“Shëndeti në rend të parë”: Gjinekologu Sebajdin Gjini foli për shëndetin e gruas - Shtatzëninë, lindjen, kancerin e qafës së mitrës dhe sfidat më të mëdha.
“Rrugëtimi”: E ftuar ishte Fahrije Hoti, e cila ndau historinë e saj personale dhe profesionale, duke treguar për rrugëtimin nga humbjet në luftë te ndërtimi i një biznesi që fuqizon gratë.
Për më shumë episode vazhdoni në hapësirën për Podcaste
⚡Të tjera që duhet t’i dini
Përqindje e lartë e të rinjve po mendojnë emigrimin, rrjeti i OJQ-ve dhe Forumi i të Rinjve alarmojnë për mungesë perspektive në Kosovë
Mira Murati - shqiptarja e vetme këtë vit në 'Met Gala 2026', shkëlqeu me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq
Avioni gjigant Antonov An-124 “Ruslan” ateroi në Prishtinë, pamje nga pista publikohen edhe në rrjete sociale
PSG po shkruan histori në Evropë: Tri finale, dy radhazi dhe në ndjekje të rekordit të Barcelonës
Pesë ushqimet më të këqija për kujtesën, çfarë duhet të shmangni për shëndet optimal të trurit
Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

