👋 Përshëndetje

🇽🇰 Kuvendi u rikthye në qendër të vëmendjes me zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare dhe përplasjet që pasuan, ndërsa në botë u shtuan përpjekjet diplomatike për përfundimin e luftës në Ukrainë. Liga e Kampionëve u rikthye me emocione, gola dhe rekorde, kurse podcastet e Telegrafit sollën histori nga humanizmi, shëndeti dhe fuqizimi i grave.

📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.

1. Haxhiu zgjidhet kryetare Kuvendi, tensione dhe akuza për bllokadë

Sytë e politikës ishin edhe këtë javë nga Kuvendi i Kosovës, ku pati emërim, tensione dhe përplasje të forta mes partive.

Pas zhvillimeve të fundit, Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës. Por seanca u përcoll edhe me reagime të ashpra pasi Slavko Simiq përdori formulimin “në emër të popullit serb”. Haxhiu i kërkoi ta tërhiqte deklaratën dhe, pas refuzimit, ia ndërpreu fjalën, ndërsa Albin Kurti e lidhi deklaratën e Simiqit edhe me “euforinë” nga varrimi i Ratko Mladiqit.

Përplasjet vazhduan pas dështimit të seancës për konstituimin e plotë të Kuvendit. Bedri Hamza akuzoi LVV-në dhe Listën Serbe se po i bëjnë dëm Kosovës, disa nga deputetët e LDK-së folën për “lojë të ndytë” dhe bllokadë, ndërsa Ardian Gjini nga Aleanca e cilësoi situatën si “skenar të planifikuar nga Kurti dhe Lista Serbe”.

Kuvendi tashmë ka kryetaren, por përplasjet rreth konstituimit të plotë vazhdojnë ta mbajnë skenën politike nën tension, kjo pasi procesi ka mbetur tek zgjedhja e nënkryetarëve.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme

2. Rikthehet emocionet e Ligës së Kampionëve

Emocionet e Ligës së Kampionëve u rikthyen këtë javë, bashkë me rregulla të reja për gjyqtarët dhe lojtarët, gola, përmbysje dhe rekorde të reja.

Në një nga sfidat kryesore, Real Madridi mposhti Interin 2-1, në një ndeshje ku Vinicius shkaktoi një situatë të pazakontë që solli zbatimin për herë të parë të rregullit të ri. Valverde dhe Martinez morën vlerësimet më të larta, ndërsa Jose Mourinho deklaroi se skuadra e tij “mund të kishte fituar 5-0”. Nga ana tjetër, Cristian Chivu u shpreh optimist për Interin.

Dramë pati edhe në Anfield, ku Liverpooli përmbysi Atletico Madridin dhe fitoi 2-1. Për spanjollët mungoi një prej yjeve të skuadrës për shkak të një dënimi të marrë dy vjet më parë.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Botë

3. Paqja në Ukrainë po hyn në një fazë të re negociatash

Zhvillimet mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës morën një kthesë të re këtë javë, me diplomacinë që u rikthye fuqishëm në qendër të vëmendjes dhe me sinjale se palët mund të jenë më afër negociatave konkrete.

Pas takimit me Vladimir Putinin, të dërguarit e Donald Trumpit mbërritën në Kiev për të diskutuar planin që synon t’i japë fund luftës, ndërsa Volodymyr Zelensky shpjegoi si pritet të zhvillohen bisedimet me përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë.

Sipas analizave, rruga drejt marrëveshjes mbetet e lidhur me dy çështje kryesore që mund të përcaktojnë fatin e paqes, ndërsa Zelensky tha se kishte marrë sinjale se Rusia është e gatshme të hyjë në negociata.

Nga lufta në terren te lëvizjet diplomatike, java solli më shumë sinjale për negociata se sa kemi parë prej kohësh, por marrëveshja ende mbetet larg të qenit e sigurt.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Botë

4. Podcastet: Histori humanitare, shëndet dhe fuqizimi ekonomik i grave

Përballje”: I ftuar ishte Zef Shala, i cili rikujtoi periudhën menjëherë pas luftës dhe rrëfeu se si Kosova strehoi mbi 83 mijë refugjatë nga Maqedonia dhe Lugina, duke sjellë në vëmendje rolin humanitar të asaj kohe.

Shëndeti në rend të parë”: Fizioterapeuti Skifter Imeri foli për një keqkuptim të zakonshëm në rehabilitim, duke shpjeguar pse ndalimi i dhimbjes nuk do të thotë domosdoshmërisht shërim dhe pse trajtimi duhet të vazhdojë sipas nevojës.

Rrugëtimi”: E ftuar ishte Havushe Bunjaku, e cila ndau historinë e saj nga papunësia te krijimi i “99 Lule”, një biznes që ka fuqizuar me qindra gra.

Për më shumë episode vazhdoni në hapësirën e dedikuar për Podcaste

⚡Të tjera që duhet t’i dini

Për më shumë informacion vazhdoni në portalin Telegrafi

Reply

Avatar

or to participate