👋 Përshëndetje

☀️ Një fundjavë me diell dhe një javë që vazhdoi me të njëjtin ritëm. Sikur kjo i dha një entuziazëm zhvillimeve që nuk munguan nga politika te sporti, ekonomia e magazina.

🏆 Kosova votoi dhe rezultatet e para tashmë kanë hapur diskutimet për qeverinë e ardhshme. Në sport, sot nisin emocionet e Botërorit 2026 dhe rikthehet edhe loja shpërblyese “Eksperti”. Në magazinë, Dua Lipa kurorëzoi dashurinë e saj në një dasmë që mori vëmendjen e mediave botërore, ndërsa në ekonomi sytë mbetën te nafta dhe ndikimi i zhvillimeve globale në çmimet që paguajmë çdo ditë.

📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.

1. Zgjedhjet e 7 qershorit: fituesit, humbjet dhe hapat e radhës

Zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit ishin pa dyshim ngjarja më e rëndësishme e javës në Kosovë. Sipas rezultateve preliminare (86% të votave të verifikuara) pa votat e diasporës, LVV është e para me 42,25%, e ndjekur nga PDK me 21,47%, LDK me 16,90% dhe Aleanca me 7,49%.

Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, rezultatet treguan lëvizje të dukshme në elektorat. Sipas të dhënave të publikuara, LVV dhe PDK humbën vota, ndërsa LDK shënoi një rritje të lehtë.

Pas shpalljes së rezultateve, kryetari i partisë fituese Albin Kurti deklaroi se do të takojë të gjitha subjektet politike për të diskutuar hapat e ardhshëm, ndërsa Faton Peci nga Guxo theksoi se koalicioni pret edhe votat e mërgatës dhe beson se i kanë numrat për formimin e qeverisë.

Në të njëjtën kohë, çështja e presidentit u rikthye në qendër të debatit politik. Vjosa Osmani deklaroi fillimisht se LVV-ja nuk ka më arsye ta refuzojë për presidente, ndërsa më vonë shtoi se emri i saj nuk do të bëhet pengesë për krijimin e institucioneve.

Në anën tjetër kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, por tregoi çfarë duhet arritur mes partive për krijimin e institucioneve të reja.

Rezultatet kanë dhënë verdiktin e parë, por vëmendja tashmë po zhvendoset te negociatat dhe formula që do të prodhojë qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme

2. Nis Botërori 2026, rikthehet edhe “Eksperti” i Telegrafit

Sot nisin emocionet e Kampionatit Botëror 2026, me këtë rast Telegrafi ka rikthyer edhe lojën shpërblyese Eksperti, ku lexuesit mund të parashikojnë rezultatet dhe të fitojnë shpërblime si iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrik Segway dhe PlayStation 5

Gjatë gjithë muajit, Telegrafi do të sjellë përmbajtje speciale, analiza, statistika dhe histori që lidhen me ngjarjen më të madhe sportive të vitit.

Para fillimit të garës, vëmendje të madhe kanë marrë edhe garat individuale. FIFA ka publikuar listën e favoritëve për Këpucën e Artë, ndërsa shumë sy janë të drejtuar edhe nga talentet e reja që pritet të shpërthejnë në këtë Botëror.

Natyrisht, nuk mungojnë as diskutimet për legjendat e futbollit. Shumë tifozë shpresojnë që do të shohin edhe kësaj herë një përballje mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, që me shumë mundësi do ishte e fundit..

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport

3. Dua Lipa i thotë “PO” Callum Turnerit

Këngëtarja me famë botërore nga Kosova, Dua Lipa dhe aktori Callum Turner kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në Itali, në një ceremoni që tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Çifti i tha zyrtarisht “PO” njëri-tjetrit në Palermo, ndërsa në dasmë performoi edhe Elton John.

Dasma, e cilësuar nga mediat si një nga ngjarjet më të përfolura të vitit, solli edhe momente interesante jashtë ceremonisë. Sipas raportimeve, Dua Lipa u pagoi nga 5 mijë euro disa fqinjëve në Palermo pas ankesave që lidhen me organizimin e festës.

Në dasmë nuk munguan as elementet shqiptare. Mediat britanike raportuan për muzikë dhe valle shqiptare, ndërsa artistja mori edhe një dhuratë simbolike nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës.

Pas ceremonisë shumë të komentuar, çifti ka nisur edhe muajin e mjaltit në Itali, duke mbyllur një javë që e vendosi Dua Lipën sërish në qendër të vëmendjes së mediave botërore.

Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

4. Nafta në fokus: nga Hormuzi te çmimet në Kosovë

Nafta dhe çmimi i saj vazhdon të jetë një nga temat ekonomike më të diskutuara, ndërsa zhvillimet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të ndikojnë tregjet globale dhe xhepat e qytetarëve.

Pavarësisht tensioneve dhe diskutimeve për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, ekspertët shpjeguan se pse bota nuk mbeti pa naftë falë rezervave strategjike, rrugëve alternative të furnizimit dhe prodhimit global.

Ndërkohë, armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit solli reagime të menjëhershme në tregje, me rënien e çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare, duke zbutur frikën për një krizë më të thellë energjetike.

Edhe në Kosovë pati lëvizje të çmimeve, ku nafta u lirua për një cent, duke reflektuar pjesërisht zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Botë

⚡Të tjera që duhet t’i dini

Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

Reply

Avatar

or to participate

Keep Reading