
Përkrahur nga

👋 Përshëndetje
🌦 Një javë vere me temperatura të larta gjatë pjesës më të madhe të ditëve, të ndërprera herë pas here nga reshje të shkurtra që sollën pak freski. Me të njëjtin ritëm u zhvilluan edhe ngjarjet e javës – pas një qetësie të përkohshme, temat kryesore kanë filluar të rikthehen në vëmendje.
🏆 Në politikë, partitë vazhduan të pozicionohen për krijimin e institucioneve të reja, në sport Botërori 2026 dhe Eksperti po vazhdojnë me rekorde. Në botë, sytë mbeten te Venezuela, e cila po përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues, ndërsa industria e automobilizmit vazhdon të prezantojë modelet që do të formësojnë të ardhmen.
📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.
1. Pas zgjedhjeve, partitë pozicionohen për fazën e negociatave

Edhe pse skena politike është më e qetë në pritje të certifikimit të rezultateve nga KQZ për zgjedhjet e 7 qershorit, deklaratat e ditëve të fundit tregojnë se partitë tashmë po pozicionohen për procesin e formimit të institucioneve të reja.
Nga LVV, Arbërie Nagavci deklaroi se, ndonëse LDK ka kërkuar postin e presidentit, LVV-ja preferon një kandidat jopartiak. Në të njëjtën linjë, Albulena Haxhiu bëri të ditur se nuk do të jetë kandidate për presidente.
Nga opozita, PDK përsëriti qëndrimin se presidenti duhet të jetë figurë konsensuale. Deputeti Abelard Tahiri theksoi se ata nuk do t'i nënshtrohet LVV-së dhe se presidenti duhet të zgjidhet me konsensus.
Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkuarjen në zgjedhje të reja e shikon si një çmenduri, ndërsa Vjosa Osmani ritheksoi se emri i saj nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pengesë për krijimin e institucioneve.
Edhe Aleanca la të hapur mundësinë e bashkëpunimit, por me kushte të qarta, për të cilat foli kryetari Ardian Gjini.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme.
2. Futbolli nuk zgjat vetëm 90 minuta

Një ndeshje fillon shumë përpara fishkëllimës së parë. Fillon me mesazhin "Ku po e shohim sonte?", me tavolinën që rezervon, me fanellën që vesh dhe me debatet se kush është favorit. Dhe nuk përfundon me vërshëllimën e fundit të gjyqtarit. Vazhdon me analizat, emocionet, përqafimet pas golit dhe bisedat që zgjasin deri vonë.
Këtë filozofi po e përcjell edhe Heineken gjatë Botërorit 2026 me moton "The biggest team isn't on the pitch (Skuadra më e madhe nuk është në fushë)". Për markën, ekipi më i rëndësishëm nuk përbëhet nga 11 futbollistë, por nga miliona tifozë që e jetojnë futbollin së bashku.
Prandaj edhe objektivi i fushatës nuk është rezultati në tabelë, por një rezultat krejt tjetër: më shumë shokë pas ndeshjes sesa para saj.
Iu kujtojmë se Heineken është sponsor gjeneral i mbulimit të Kampionatit Botëror 2026 në Telegrafi, duke qenë pranë tifozëve në çdo emocion të këtij turneu. Sepse futbolli nuk matet vetëm me 90 minuta lojë, por me kujtimet, miqësitë dhe emocionet që krijon përtej fushës.
Heineken, birra e futbollit..
3. Botërori futet në fazën eliminuese, “Eksperti” vazhdon të rritet

Interesimi për platformën e parashikimeve “Eksperti” nga Telegrafi nuk po ndalet. Çdo ditë garës po i bashkohen përdorues të rinj dhe numri i pjesëmarrësve ka arritur tashmë në 7,116 - duke e rritur kështu garën e brendshme.
Edhe pse diferencat në renditjen e përgjithshme kanë filluar të thellohen për garën e madhe ku fitohen iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrik Segway dhe PlayStation 5, mundësia për të fituar ndonjë shpërblim tjetër mbetet plotësisht e hapur falë shpërblimeve javore, që u japin mundësi edhe pjesëmarrësve të rinj të dalin fitues.
Parashikimet vazhdojnë të tregojnë sa e paparashikueshme është Kupa e Botës 2026. Rezultatin SHBA 2-0 Bosnje dhe Hercegovinë e qëlluan 835 ekspertë, Belgjikë 2-2 Senegal vetëm 292, Angli 2-1 Kongo 303, Meksikë 2-0 Ekuador 493, Francë 3-0 Suedi 745, ndërsa ndeshjen Bregu i Fildishtë 1-2 Norvegji e parashikuan saktë plot 1,450 ekspertë.
Edhe vetë Botërori vazhdon të prodhojë histori të reja. Thomas Tuchel shkroi histori me Anglinë, ndërsa Senegali pavarësisht eliminimit, vendosi një rekord për kombëtaret afrikane. Emocione të mëdha solli edhe Romelu Lukaku, i cili kujtoi babanë pas përmbysjes së madhe të Belgjikës ndaj Senegalit.
Jashtë fushës, debatet nuk munguan. Toni Kroos befasoi duke deklaruar se Gjermania nuk ka asnjë lojtar të klasit botëror, ndërsa Zlatan Ibrahimovic publikoi listën e pesë futbollistëve më të mirë në botë aktualisht. Në të njëjtën kohë, lojtarët e Ligës Pemier vazhdojnë të dominojnë turneun, ndërsa Cristiano Ronaldo synon t'i japë fund mallkimit të tij në fazën me eliminim direkt të Botërorit.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport
4. Mes rrënojave dhe shpresës: Venezuela pas tërmetit

Venezuela vazhdon të përballet me pasojat e një prej fatkeqësive më të rënda natyrore të viteve të fundit. Tërmeti me magnitudë 7.5 ka lënë pas mijëra viktima, shkatërrime masive dhe një krizë humanitare që po thellohet nga dita në ditë.
Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave ka arritur të paktën në 2,295 persona, ndërsa sistemi shëndetësor po përballet me vështirësi të mëdha për t'u përgjigjur nevojave të të mbijetuarve.
Sipas NASA-s gati 59 mijë ndërtesa mund të jenë dëmtuar ose shkatërruar, ndërsa pamjet nga terreni dhe ajri kanë zbuluar qytete të tëra të rrënuara, përfshirë dëmtime të mëdha edhe në aeroportin e Karakasit, si në raportimet dhe pamjet nga zonat e goditura dhe pamjet ajrore të shkatërrimit.
Mes tragjedisë nuk kanë munguar as historitë e shpresës. Ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën gjallë një burrë pas 43 orësh nën rrënoja, ndërsa një grua 60-vjeçare u shpëtua pas plot 86 orësh, duke dhënë shpresë mes dhimbjes së madhe.
Ekspertët kanë shpjeguar se, megjithëse tërmetet me magnitudë 7.5 nuk janë të pazakontë, kombinimi i thellësisë, afërsisë me zonat e banuara dhe cilësisë së ndërtimeve e bëri këtë një nga tërmetet më shkatërruese në historinë e vendit.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Bota
5. Nga supermakinat te modelet elektrike

Java në botën e automobilizmit u karakterizua nga prezantime të reja dhe rikthimi i emrave legjendarë.
Bugatti prezantoi një model unik të zbukuruar me detaje prej porcelani të vërtetë, ndërsa Porsche zbuloi versionin më të ri të veturës së garave 911. Vëmendje mori edhe McMurtry Speirling Pure, e cilësuar si një nga veturat elektrike më ekstreme të prezantuara deri më tani.
Markat tradicionale nuk mbetën prapa. Audi prezantoi drejtimin e ri të dizajnit për modelin elektrik A4, BMW zbuloi pamjen e re të X5 dhe la të kuptohet se po shqyrton rikthimin e superveturës legjendare M1.
Një tjetër projekt që ngjalli interes ishte riimagjinimi i Jaguar XJ220 nga Ian Callum, i cili solli një interpretim bashkëkohor të një prej supermakinave më ikonike në historinë e automobilizmit. .
Për më shumë informacione vazhdoni në hapësirën për Auto
6. Ekonomi, futboll e shëndet - Podcastet e javë

“Përballje”: I ftuar ishte Kushtrim Ajvazi, kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, i cili foli për sfidat me të cilat po përballen bizneset vendore. Ai shpjegoi pse prodhimi në Kosovë po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë, duke veçuar ndikimin e çmimit të energjisë, pagës minimale dhe kostove të tjera që po rëndojnë industrinë.
“Arena e Yjeve”: Mysafir ishte Florent Hasani, i cili ndau rrëfimin e tij për karrierën, eksperiencat në futbollin ndërkombëtar dhe rrugëtimin me Kombëtaren e Kosovës, duke folur edhe për momentet që kanë shënuar karrierën e tij sportive.
“Shëndeti në rend të parë”: Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi, foli për transformimin e shërbimeve në kujdesin parësor shëndetësor, pse mjekësia familjare është shtylla e shëndetësisë dhe cili është mësimi jetësorë që dha pandemia.
Për më shumë episode vazhdoni në hapësirën për Podcaste
⚡Të tjera që duhet t’i dini
Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, do të shpallet më 16 shtator
Çifti i ri nga Zvicra zhvendoset në Kosovë dhe hap kamping familjar: "Nuk jemi penduar asnjë ditë"
Paraburgim ndaj dy të pandehurve, për vrasjen e imamit në fshatin Zlipotok të Dragashit
Kaliumi gjatë verës? Pse duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje
Çmimet e reja të biletave të autobusëve në Prishtinë, nga sot hyjnë në fuqi
Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

