
☕Mirëmëngjesi!
🌦️ Nga fundjava me diell, ku vëmendja ishte te fillimi i javës, aty ku pritej vendimi për presidentin. Dhe në fund, ashtu si moti që ndryshoi me reshje në mesjavë, edhe zhvillimet politike morën kthesë, duke çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.
🥊 Nga dështimi i zgjedhjes së presidentit dhe hyrja në një proces të ri politik, te një surprizë në sport me përballjen Prenga–Joshua. Në skenën ndërkombëtare, të shtënat në Uashington dhe reagimi i Trump morën vëmendje globale, ndërsa ashtu si çdo javë, në Telegrafi nuk munguan podcastet javore.
📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.
1. Dështon zgjedhja e presidentit: vendi shkon në zgjedhje të reja

Seanca për zgjedhjen e presidentit përfundoi pa rezultat, duke çuar në shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Ky zhvillim e fut vendin në një fazë të re politike, me fokus tashmë te procesi zgjedhor.
Reagimet nga spektri politik ishin të menjëhershme. Kryeministri Albin Kurti deklaroi se vendi ka nevojë për një opozitë të re. Nga opozita, Partia Demokratike e Kosovës theksoi se duhet të respektohen afatet kushtetuese për zgjedhje, ndërsa Lumir Abdixhiku deklaroi se vendi shkoi në zgjedhje pasi pushteti kërkoi nënshtrim.
Pas përfundimit të seancës dhe shpërndarjes së Kuvendit, kandidatja për presidente Feride Rushiti u shpreh se kishte pranuar kandidimin me bindjen se mund të ishte një figurë unifikuese.
Reagim pati edhe nga ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila e cilësoi situatën si një moment të rëndë për Kosovën.
Ndërkohë, procesi zgjedhor ka nisur të marrë formë, me propozimin e KQZ-së për datën 7 qershor dhe takimet e paralajmëruara nga Albulena Haxhiu, e cila në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes pritet të konsultohet me partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme
2. Prenga-Joshua: përballja që befasoi botën e boksit

Një duel i papritur ka vënë në qendër të vëmendjes boksierin shqiptar Kristian Prenga, i cili do të përballet me ish-kampionin botëror Anthony Joshua. Lajmi për këtë ndeshje u konsiderua si një befasi për botën e boksit, e normalisht u pritë me entuziazëm te publiku shqiptar.
Vetë Prenga reagoi menjëherë me vetëbesim, duke deklaruar se Joshua ka bërë gabim të madh që e ka zgjedhur si kundërshtar, duke rritur pritshmëritë për një duel të fortë.
Nga ana tjetër, edhe Joshua ka folur për këtë përballje, si në deklarimet e tij pas konfirmimit të meçit, duke e trajtuar seriozisht sfidën.
Një përballje që nga surprizë u kthye në një nga ndeshjet më të diskutuara të momentit dhe që mund të jetë moment historik për boksin shqiptar.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport
3. Nga të shtënat te reagimi i Trump: çfarë ndodhi në Uashington

Një incident i armatosur ka tronditur Uashingtonin gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke ngritur shqetësime për sigurinë në një nga ngjarjet më të rëndësishme politike dhe mediatike në SHBA.
I dyshuari ishte i armatosur rëndë, ndërsa më vonë u publikuan edhe detaje mbi profilin dhe veprimet e tij para sulmit, përfshirë edhe mesazhet që kishte dhënë familjes.
Pas incidentit, nuk mungoi normalisht edhe reagimi i Donald Trump, i cili ndau detaje dhe qëndrimin e tij për ngjarjen, duke shtuar edhe se sulmi mund të ishte shmangur.
Ngjarja solli gjithashtu reagime dhe pikëpyetje mbi mënyrën e reagimit të sigurisë, përfshirë edhe evakuimin e JD Vance para presidentit Trump.
Ndërkohë, i dyshuari është paraqitur në gjykatë dhe akuzohet për tentativë vrasjeje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Bota
4. Nga uji te futbolli dhe shëndeti – podcastet e javës

“Përballje”: E ftuar ishte Krenare Salihu, e cila ngriti shqetësimin për burimet ujore, duke theksuar se Kosova përballet me rrezik për ujë të pijshëm dhe paralajmëroi për ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe mungesës së reshjeve në analizën e saj për situatën.
“Arena e Yjeve”: Mysafir ishte Sheremet Isufi, i cili ndau kujtime dhe emocione nga karriera e tij në futboll.
“Shëndeti në rend të parë”: Kirurgu Arbër Morina foli për çështje shëndetësore, duke paralajmëruar për rrezikun nga gurët në idhëz dhe pasojat e shtyrjes së operacionit.
Për më shumë episode vazhdoni në hapësirën për Podcaste
⚡Të tjera që duhet t’i dini
“Pa fjalime, pa lule, pa ritual fetar…” – nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes
“Ik, largohu” – Çitaku zbulon çka i tha Gecit dhe pse refuzoi kërkim-faljen
Kopjimi në testin e maturës ndëshkohet – deri 20 mijë euro gjobë për bashkëpunëtorët
Lumbardh Dellova me tri oferta, kërkohet në Turqi, SHBA dhe Rusi
10 serialet më të mira televizive të vitit 2026 deri tani: Nga Industry te The Pitt, njihuni me listën nga BBC
Dëshiron të flesh më mirë? Ekspertët zbulojnë kohën më të mirë të ditës për të marrë magnez
Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

