👋 Përshëndetje

👨🏻‍⚖️ Një javë kryesisht me diell na përcolli në Kosovë, por vëmendja ishte e gjitha te zhvillimet e mëdha. Aktgjykimi në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së dhe reagimet e shumta që pasuan ishin kryefjala e javës. Ndërsa në politikën vendore ishte tërheqja e Bekim Sejdiut që riktheu pikëpyetjet rreth zgjedhjes së presidentit. Në sport, Kosova po përgatitet për katër sfida të rëndësishme mes largimeve, mungesave dhe emrave të rinj, kurse podcastet e Telegrafit sollën në fokus ekonominë, sportin dhe shëndetin.

📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.

1. Aktgjykimi në Hagë: ish-krerët e UÇK-së shpallen fajtorë, mbrojtja paralajmëron apel

Vëmendja e Kosovës këtë javë ishte e përqendruar në Hagë, ku Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së në aktgjykimin e shkallës së parë. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, sikurse Jakup Krasniqi me 25 vjet, ndërsa Kadri Veseli u dënua me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Procesi megjithatë nuk përfundon këtu. Avokatët paralajmëruan se aktgjykimi do të apelohet. Vendimi nxiti reagime të shumta politike: Kryemnisti i Kosovës Albin Kurti e quajti “padrejtësi të papranueshme”, kurse ai i Shqipërisë, Edi Rama reagoi me fjalën “Marrë!”.

Të menjëhershme ishin edhe reagimet nga liderët e partive opozitare të Kosovës, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj. Reagimet ishin edhe nga figurat e rëndësishme ndërkombëtare, ish-komandanti i NATO-s që kishte dëshmuar në Hagë tha se ishte “i shokuar dhe i zemëruar”.

Reagimi u zhvendos edhe në rrugë. Në Hagë pati tensione dhe arrestime të disa protestuesve, ndërsa në Prishtinë qytetarët e përcollën vendimin me lot dhe pikëllim në sheshin “Skënderbeu”. Protestat vazhduan edhe para EULEX-it, ku u hodhën gurë dhe mjete piroteknike, por edhe para Qeverisë së Kosovës.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme

2. Sejdiu tërhiqet nga gara për president, thellohet pasiguria politike

Procesi për zgjedhjen e presidentit mori një kthesë të re këtë javë, pasi kandidati konsensual i propozuar nga LVV dhe LDK, Bekim Sejdiu, u tërhoq nga kandidatura duke thënë se nuk kishte mbështetje të mjaftueshme parlamentare.

Pas tërheqjes së tij, LVV paralajmëroi se Kosova po shtyhet drejt zgjedhjeve të përsëritura, duke e lidhur mungesën e votave me pamundësinë për të përmbyllur procesin institucional.

Nga ana tjetër, Lumir Abdixhiku vlerësoi vendimin e Sejdiut, duke thënë se ai tregoi dinjitet dhe përgjegjësi në një moment të vështirë politik.

Me tërheqjen e kandidatit konsensual, çështja e presidentit mbetet sërish e hapur, ndërsa rreziku për një ngërç të ri institucional është kthyer në qendër të debatit politik.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme

3. Dardanët para katër ndeshjeve të mëdha: largime, mungesa dhe sinjale pozitive

Në prag të katër ndeshjeve të rëndësishme të Kosovës, zhvillimet rreth kombëtares nuk kanë munguar. Lajmi më i madh ishte pensionimi i kapitenit Amir Rrahmani nga Kombëtarja, një humbje e madhe për repartin defensiv, ku për këtë shkruan edhe mediat ndërkombëtare.

Në anën tjetër, pati edhe lajme pozitive. Dion Kaçuri ka zgjedhur Kosovën para Zvicrës dhe pritet të jetë një nga emrat e rinj në grumbullim, ndërsa Telegrafi solli edhe profilin e lojtarit që në Zvicër cilësohej si pasues i Granit Xhakës

Në portë, Aro Muriç pritet të jetë zgjedhja e parë, përkundër shumë zërave, por me shumë mundësi edhe talieni i madh Erblin Osmani

Kosova gjithashtu do të përballet me disa mungesa të konfirmuara për shkak të lëndimeve para një kalendari të ngjeshur me katër ndeshje brenda 10 ditësh, por forma e disa lojtarëve është inkurajuese. Ron Raçi u përfshi në formacionin e javës në Kroaci, kurse Ermal Krasniqi shkëlqeu me dy asistime në Turqi, po ashtu dhe dyshja Edon Zhegrova dhe Aro Muric morën vlerësime të larta në Serie A.

Mes mungesave, emrave të rinj dhe lojtarëve në formë, Kosova hyn në këtë cikël me shumë pikëpyetje, por edhe me disa arsye për optimizëm.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport

4. Podcastet e javës në Telegrafi: Ekonomi, sport dhe shëndet

Përballje”: I ftuar ishte Butrint Ajredini, i cili foli për marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar se marrëveshja EFTA hap një kapitull të ri për investimet dhe eksportet.

Arena e Yjeve”: Mysafir ishte Ismet Krasniqi, i cili analizoi sukseset e Kosovës në Taranto 2026 dhe sfidat që e presin vendin drejt Prishtina 2030.

Shëndeti në rend të parë”: E ftuar ishte Feride Deliu, e cila foli për virozat sezonale, fruthin dhe rëndësinë e vaksinimit, duke ndarë informacionet kryesore që duhet t’i dinë prindërit.

Për më shumë episode vazhdoni në hapësirën për Podcaste

⚡Të tjera që duhet t’i dini

Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

Reply

Avatar

or to participate