Përkrahur nga

👋 Përshëndetje

⛈️ Një jave me mot të paqëndrueshëm, reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe breshër në disa zona të vendit. “Eksperti” dhe Botërori 2026 ulën spirancën për fituesit e mëdhenj, Kosova u trondit nga bilanci i rëndë i aksidenteve në komunikacion, ndërsa tingujt tradicionalë shqiptarë u bënë pjesë e një prej filmave më të përfolur të momentit, “The Odyssey”. 

📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.

1. “Eksperti” mbyll një Botëror rekord – shpallen tre fituesit e mëdhenj

Me përfundimin e Kampionatit Botëror 2026, përfundoi edhe loja e parashikimeve “Eksperti” në Telegrafi të mbështetur nga Heineken, e cila gjatë gjithë turneut i bëri ndeshjet edhe më emocionuese për mijëra adhurues të futbollit.

Në krye të renditjes përfundoi Lirimismajl11 me 362 pikë, duke fituar një iPhone 17 Pro Max. Vendin e dytë e zuri Armendlimani me 358 pikë, fitues i një trotineti elektrik Segway, ndërsa Ardian94, me 350 pikë, kompletoi podiumin dhe fitoi një PlayStation 5.

Suksesi i “Ekspertit” u reflektua edhe në shifra. Në platformë u regjistruan mbi 7,500 përdorues, të cilët realizuan më shumë se 700 mijë parashikime, ndërsa vetëm gjatë Botërorit platforma eksperti.telegrafi.com u vizitua mbi gjysmë milioni herë. Përveç tri shpërblimeve kryesore, Telegrafi ndau edhe 18 shpërblime javore gjatë gjashtë javëve të garës.

Një Botëror i jashtëzakonshëm ishte edhe për Telegrafi Sport, që publikoi mbi 2,100 artikuj, të cilët gjeneruan rreth 3.6 milionë lexime, pesë episode të podcastit “Arena e Yjeve”, mbi 100 video informuese dhe 158 dizajne fotografike për rrjetet sociale.

Megjithatë, “Eksperti” nuk përfundon këtu. Me nisjen e kampionateve kryesore evropiane dhe Ligës së Kampionëve, platforma do të rikthehet me parashikime, sfida dhe shpërblime të reja për të gjithë adhuruesit e futbollit.

2. Një javë tragjike në komunikacion

Shtatë ditët e fundit u shënuan nga një bilanc tragjik në komunikacion, ku nëntë shtetas të Kosovës humbën jetën në aksidente të ndodhura brenda dhe jashtë vendit, duke rikthyer në qendër të vëmendjes shqetësimin për sigurinë rrugore.

Ndër rastet më të rënda ishte aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën tre qytetarë nga Kosova. Viktima pati edhe në Istog, Komoran, Suharekë, Mitrovicë dhe Vushtrri.

Bilanci i rëndë i kësaj jave ka rikthyer debatin për sigurinë në komunikacion, duke nxjerrë në pah jo vetëm domosdoshmërinë e respektimit të rregullave të trafikut dhe rritjes së kujdesit nga drejtuesit e automjeteve, por edhe nevojën për investime të vazhdueshme në infrastrukturën rrugore, mirëmbajtjen e rrugëve dhe përmirësimin e standardeve të sigurisë, në mënyrë që tragjedi të tilla të mos përsëriten.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme

3. Botërori përfundoi, kujtimet mbeten

Kampionati Botëror 2026 përfundoi pas javësh emocionesh, golash spektakolarë dhe finales që na mbajti të gjithëve para ekranit. Por, si çdo Botëror, ajo që mbetet nuk janë vetëm rezultatet – janë momentet e ndara me miqtë, festat pas golave dhe bisedat që vazhdojnë edhe pas fishkëllimës së fundit.

Atmosfera ishte edhe më e veçantë në shoqërinë e Heineken, birrës së futbollit, e cila për shumë tifozë është bërë pjesë e pandashme e netëve më të mëdha të këtij sporti.

Edhe në Telegrafi, Heineken ishte sponsor gjeneral i mbulimit të Kampionatit Botëror 2026, duke qenë pranë tifozëve gjatë çdo emocioni të këtij rrugëtimi.

Shihemi në kampionatet e radhës - me futboll, miq dhe Heineken.

4. Moti i ligë la pasoja në disa komuna të Kosovës

Reshjet e dendura të shiut, erërat e forta dhe breshëri që përfshinë Kosovën gjatë javës lanë pas pasoja të rënda në disa komuna. Më tragjik ishte rasti në Viti, ku një 61-vjeçar humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të lënduar gjatë motit të keq.

Ndërsa nga zonat më të goditura ishte Istogu, ku breshëri shkaktoi dëme të mëdha në bujqësi. Sipas vlerësimeve fillestare, u dëmtuan deri në 90 për qind e sipërfaqeve të mbjella, ndërsa fermerët raportuan humbje të konsiderueshme në pemishte, vreshta dhe kultura të tjera bujqësore. Se sa ishte e fuqishme stuhia, e tregojnë këto pamje nga intensiteti i stuhisë, ndërsa pati edhe raste ku sistemet mbrojtëse arritën të shpëtonin të mbjellat.

Pasoja pati edhe në Rahovec, ku erërat e forta dëmtuan vreshtat, ndërsa stuhi të fuqishme me breshër dhe erëra përfshinë edhe Pejën, Malishevën dhe Brezovicën, ku u raportuan dëme materiale në infrastrukturë dhe prona.

Për më shumë informacione vazhdoni në Lokale

5. Spanja kampione e Botës, por prapaskenat vazhdojnë të dominojnë vëmendjen

Finalja e Kampionatit Botëror 2026 u mbyll me triumfin e Spanjës, që mposhti Argjentinën 1-0 dhe ngriti për herë të dytë trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror, ku me këtë rast u ngrit edhe në rënditjen e FIFA-s.

Megjithatë, edhe pas fishkëllimës së fundit, vëmendja mbeti te prapaskenat, statistikat dhe debatet që shoqëruan turneun.

Në qendër të vëmendjes ishin edhe ngjarjet pas finales. Gavi reagoi pasi u sulmua pas ndeshjes nga Paredes, ndërsa një lojtar argjentinas u bë viral për gjestin e tij sportiv ndaj kampionëve të rinj.

Botërori u shoqërua edhe me polemika, teksa FIFA iu përgjigj zyrtarisht akuzave për kurdisje ndeshjesh, ndërsa sytë tashmë janë kthyer nga e ardhmja, pasi u zbuluan edhe planet e para për Kupën e Botës 2030.

Edhe pse Botërori 2026 ka përfunduar, jehona e tij vazhdon të dominojë botën e futbollit, ndërsa diskutimet tashmë kanë nisur për edicionin e ardhshëm.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport

6. Tingujt shqiptarë pushtojnë Hollywood-in me “The Odyssey”

Një nga historitë më të veçanta të javës në botën e kulturës dhe filmit ishte prania e tingujve tradicionalë shqiptarë në kolonën zanore të “The Odyssey”, filmi që po dominon industrinë kinematografike. dhe që vetëm gjatë premierës arkëtoi 17.6 milionë dollarë, rezultati më i mirë i këtij viti në kinema.

Për të krijuar një atmosferë sa më autentike, kompozitori i filmit udhëtoi në jug të Shqipërisë për të regjistruar tinguj tradicionalë shqiptarë, duke përfshirë në projekt edhe artistë shqiptarë, të cilët sollën një pjesë të trashëgimisë sonë muzikore në një nga produksionet më të mëdha të viteve të fundit.

Në fokus ishin historitë e artistëve shqiptarë që bashkëpunuan në realizimin e kolonës zanore, si dhe rrëfimin e Vendim Kapajt, i cili zbuloi prapaskenat e regjistrimeve me fyell dhe culë dyjare për këtë projekt prestigjioz.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Magazina

⚡Të tjera që duhet t’i dini

Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

Reply

Avatar

or to participate

Keep Reading