
👋 Përshëndetje
🌞 Një fundjavë me diell dhe një javë që vazhdoi me të njëjtin ritëm veror. Pas ditësh të tëra numërimi, analizash dhe diskutimesh politike, procesi zgjedhor në Kosovë tashmë ka hyrë në një fazë më të qartë, duke i lënë hapësirë një tjetër ngjarjeje që ka marrë vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën.
⚽ Kampionati Botëror 2026 ka nisur me spektakël, rekorde dhe emocione, ndërsa edhe në Kosovë interesimi është i madh, si në stadiume e ekrane, ashtu edhe në platformën e parashikimeve “Eksperti”.
📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.
1. Kosova pas zgjedhjeve: rezultatet përfundimtare dhe sfida e institucioneve

Me numërimin e 100% të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është bërë e qartë përbërja e re politike e Kuvendit të Kosovës. LVV doli forca e parë me 47.13% (53 ulëse), e ndjekur nga PDK me 19.44% (22 ulëse), LDK me 16.69% (18 ulëse), ndërsa Aleanca siguroi 6.74% (7 ulëse).
Rezultatet tregojnë se LVV-ja dominoi në pjesën më të madhe të vendit, duke kryesuar në 24 komuna, ndërsa PDK-ja ishte e para në dy komuna dhe AAK-ja në një.
Paralelisht, është bërë më e qartë edhe përbërja e Kuvendit të ri, me 120 deputetët që pritet të përfaqësojnë qytetarët në legjislaturën e ardhshme. Koalicionet parazgjedhore dolën të jenë të frytshme, Guxo siguroi katër deputetë, ndërsa Vjosa Osmani do jetë vet e treta në Kuvend..
Megjithatë, vëmendja tashmë po zhvendoset nga rezultati te formimi i institucioneve. Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, foli dhe një herë për konstituimin e institucioneve dhe çështjen e presidentit, ndërsa nga opozita kanë ardhur edhe propozime për zgjidhjen e krizës politike, si ideja e një ‘marrëveshjeje pako’ e propozuar nga Lutfi Haziri i LDK-së.
Rezultati zgjedhor tashmë është i qartë, por pyetja kryesore mbetet e njëjtë: si do të ndërtohen institucionet e reja dhe a do të gjendet një formulë për të shmangur një tjetër ngërç politik?
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme
2. Rekorde në Botëror, shpërblime në “Eksperti”

Vetëm pak ditë pas fillimit të Kampionatit Botëror 2026, ethet e futbollit kanë përfshirë edhe lexuesit e Telegrafit përmes platformës së parashikimeve “Eksperti”, e cila po rezulton një sukses i madh.
Edhe pse ende nuk ka përfunduar java e parë e Botërorit, në platformë janë regjistruar tashmë mbi 5,500 pjesëmarrës, të cilët kanë bërë rreth 160 mijë parashikime. Gara për shpërblimet kryesore: iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrik Segway dhe PlayStation 5 mbetet plotësisht e hapur, ndërsa për ata që janë regjistruar më vonë apo kanë mbetur prapa me pikë, Telegrafi do të ofrojë edhe shpërblime javore.
Ndërkohë, edhe vetë Botërori po prodhon rekorde që në javën e parë. Turneu ka thyer rekorde historike të shikueshmërisë në stadiume, ndërsa sfida Brazil-Maroku u bë ndeshja më e ndjekur deri më tani.
Në fushë, rekordet po bien njëri pas tjetrit. Lionel Messi vazhdoi të shkruajë histori duke barazuar dhe kaluar rekorde të mëdha të Botërorit, ndërsa rekordet nuk u ndalën për Anglinë, Norvegjinë dhe talentë të rinj nga Gana e Senegali që kanë hyrë gjithashtu në librat e historisë me arritjet e tyre në këtë edicion.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport
3. Mimoza Ahmeti fituese e “Ferma VIP 3”

Pas muajsh sfidash, debatesh dhe momentesh që mbajtën publikun të lidhur pas ekranit, Ferma VIP 3 ka ulur siparin me finalen e madhe që kurorëzoi Mimoza Ahmeti si fituese të këtij edicioni.
Përveç çmimit kryesor, fituesja mori edhe një unazë diamanti në vlerë prej 10 mijë eurosh, duke e bërë finalen edhe më të veçantë për atë.
Pas përfundimit të spektaklit reagoi edhe moderatorja Arbana Osmani, e cila ndau emocionet e saj për mbylljen e sezonit dhe shpalljen e fitueses.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Magazina
4. Podcastet e javës: AI, Botërori dhe risitë në onkologji

“Përballje”: Mysafir ishte Agon Ahmeti, i cili prezantoi gjetjet e një studimi për përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla. Sipas tij, mbi 80 për qind e nxënësve në Kosovë nuk i imagjinojnë detyrat e shtëpisë pa inteligjencën artificiale, duke ngritur pyetje të rëndësishme për të ardhmen e arsimit.
“Arena e Yjeve”: Gazetarët e Telegrafi Sport analizuan zhvillimet e para Kampionatit Botëror 2026 dhe diskutuan për ekipet favorite, surprizat e mundshme dhe kandidatët për trofeun.
“Shëndeti në rend të parë”: Onkologu Ilir Kurtishi foli për zhvillimet më të fundit në trajtimin e kancerit të pankreasit dhe shpresat që sjell një terapi e re, duke diskutuar edhe mundësinë e ardhjes së këtij ilaçi në Kosovë.
Për më shumë episode vazhdoni në faqen Podcaste
⚡Të tjera që duhet t’i dini
Drejtori i GIZ, David Oberhuber: Kosova ka institucione efektive dhe njerëz të aftë, por përballet me dy sfida strukturore
“Ndërtimi i një Ferrari” – Driton Kuka rrëfen çmimin e suksesit, sakrificat, stresin dhe obsesionin që e bëri Kosovën fuqi olimpike
Detaje rrëqethëse nga nata e fundit e aktores Ece Irtem - flet nëna e saj
Dita do shndërrohet në natë për më mbi 6 minuta, po afron eklipsi diellor më i gjatë i shekullit të 21-të
Konsumimi i këtyre ushqimeve, mund t'ju ndihmojë të freskoheni gjatë vapës së verës
Për më shumë informacion vazhdoni në portalin Telegrafi

