Përkrahur nga:

👋 Përshëndetje

☀️ Një javë me një diell të lehtë, por nuk munguan edhe intervalet me shi. Edhe në këtë javë nuk munguan zhvillimet. LDK-ja do mbajë Kuvendin e Jashtëzakonshëm mes debateve të brendshme, përballja Joshua–Prenga dominoi sportin, ndërsa Sunny Hill Festival po e vendos sërish Prishtinën në qendër të skenës muzikore. Në Evropë, zjarret masive vazhduan të përhapen në disa shtete.

📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.

1. Sunny Hill po vjen: Programi, biletat dhe gjithçka tjetër që duhet të dini

Me afrimin e fundjavës, Sunny Hill Festival është kthyer në ngjarjen më të përfolur të skenës muzikore shqiptare. Mijëra adhurues të muzikës pritet të mbushin kryeqytetin për tri net me performanca të artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Organizatorët publikuan agjendën e plotë të festivalit, ndërsa interesimi i publikut mbetet jashtëzakonisht i lartë, me 95 për qind të biletave tashmë të shitura.

Përtej muzikës, Sunny Hill vazhdon të dëshmojë ndikimin e tij ekonomik, duke u renditur ndër festivalet me ndikimin më të madh në rajon dhe duke gjeneruar miliona euro për ekonominë lokale. Edhe këtë vit, organizatorët kanë siguruar transport falas për vizitorët, për ta bërë pjesëmarrjen sa më të lehtë.

Sunny Hill nuk është më vetëm një festival muzike, por një ngjarje që çdo verë e vendos Prishtinën në hartën e eventeve më të rëndësishme kulturore dhe argëtuese të rajonit.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Magazina

2. LDK drejt Kuvendit të Jashtëzakonshëm

Java politike në Kosovë u dominua nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili u përcoll me deklarata, qëndrime të ndryshme dhe zhvillime që pritet të ndikojnë në drejtimin e partisë në muajt e ardhshëm.

Para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm, kryetari Lumir Abdixhiku e cilësoi atë si të panevojshëm, të parakohshëm dhe të pavend, ndërsa debuteti i zgjedhur Arben Gashi theksoi se vendimet e marra nuk kanë rëndësi vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Nga ana tjetër, Hykmete Bajrami bëri thirrje për ndryshime brenda partisë.

Vëmendje të madhe mori edhe publikimi i një audio-incizimi për shkarkimin e Abdixhikut, për të cilin LDK-ja kërkoi hetim dhe paralajmëroi masa disiplinore.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme

3. Aty ky është atmosfera, është Heineken

Kampion Botërori 2026 përfundoi, por atmosfera vazhdon.

Këtë herë, Heineken zhvendos festën në Sunny Hill Festival, një tjetër vend ku miqtë mblidhen për të krijuar kujtime. Sepse qoftë para ekranit duke ndjekur një finale futbolli, apo përballë skenës duke kënduar me artistët e preferuar, momentet më të bukura janë ato që ndahen me njerëzit e afërt.

Pra, Heineken vazhdon të jetë aty ku janë shoqëria, muzika dhe atmosfera që mbetet gjatë në kujtesë.

4. Joshua-Prenga, meçi që mbajti të gozhduar shqiptarët

Një nga ngjarjet sportive më të ndjekura të javës ishte rikthimi në ring i Anthony Joshua, i cili u përball me boksierin shqiptar Kristian Prenga në një duel që prodhoi emocione, polemika dhe jehonë të madhe në opinionin sportiv.

Edhe pse Prenga arriti ta rrëzonte Joshuan, britaniku reagoi fuqishëm dhe fitoi me nokaut në raundin e dytë. Pas meçit, Joshua zbuloi se nokauti ishte pjesë e planit të tij, ndërsa pranoi se u befasua kur u rrëzua nga shqiptari.

Përtej rezultatit, momenti që mori vëmendje të madhe ishte gjesti i Joshuas, i cili mbajti flamurin shqiptar pas fitores. Më pas, Prenga e ftoi kampionin britanik të vizitojë Shqipërinë, ndërsa u zbuluan edhe fitimet milionëshe të të dy boksierëve.

Pas përfundimit të meçit nuk munguan as polemikat. Disa ngritën dyshime për mënyrën se si u zhvillua dueli, akuza ndaj të cilave reagoi edhe menaxheri i Kristian Prengës..

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport

5. Evropa në betejë me flakët

Zjarret e mëdha që përfshinë disa shtete evropiane ishin ndër temat që dominuan lajmet ndërkombëtare këtë javë.

Kriza e zjarreve në Evropë po përshkallëzohet, ndërsa pas Francës dhe Spanjës, rreziku u zhvendos drejt Greqisë dhe Italisë, ku temperaturat e larta dhe erërat e forta vazhduan të favorizojnë përhapjen e flakëve.

Ndërkohë, Spanja dhe Franca vazhduan betejën me zjarret jashtë kontrollit, ndërsa Turqia u përball me një situatë të rëndë në Mugla, ku autoritetet evakuuan banorë dhe një spital për shkak të rrezikut nga flakët.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Botë

6. Podcastet e javës: Rrëfime dhe informacione me vlerë

Përballje”: I ftuar ishte Zef Shala, ish-kryetar i Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë”, i cili në një rrëfim emocional kujtoi rolin vendimtar të shoqatës gjatë viteve ’90 dhe luftës në Kosovë.

Shëndeti në Rend të Parë”: Kirurgu abdominal Ymer Durmishi diskutoi për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, trajtimin e sëmundjeve abdominale dhe zhvillimet në kirurgjinë moderne, duke ndarë këshilla praktike për pacientët dhe dhe duke shpjeguar se kur është i domosdoshëm trajtimi kirurgjik.

Për më shumë episode vazhdoni në hapësirën për Podcaste

⚡Të tjera që duhet t’i dini

Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

Reply

Avatar

or to participate

Keep Reading