👋 Përshëndetje

🔥 Një javë me mot të nxehtë, por ashtu ishin edhe zhvillimet e shumta në vend dhe jashtë tij: Kuvendi i Kosovës nisi me betimin e deputetëve, por pa një emër për kryeparlamentart; lufta në Ukrainë vazhdoi me sulme dhe kundërsulme; transferimi i Mirlind Dakut ndezi debate në Rusi; ndërsa Sunny Hill Festival e ktheu Prishtinën në qendrën e muzikës rajonale.

📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.

1. Betohen deputetët, LVV nuk jep emër për kryeparlamentar

Sot u mbajt seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët dhanë betimin, duke shënuar fillimin zyrtar të mandatit të ri parlamentar. Megjithatë, seanca nuk solli zgjidhjen e shumëpritur për formimin e institucioneve.

Edhe pse kishte pritje për hapa konkretë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e prezantoi kandidatin për kryetar të Kuvendit, duke theksuar se fillimisht nevojitet dakordim për një president unifikues. Kjo ndodhi në një seancë që u prit me interes të madh, pasi nuk përjashtohej mundësia të votohej edhe Qeveria e re.

Zhvillimet u shoqëruan me reagime të menjëhershme nga partitë tjera. Bedri Hamza akuzoi LVV-në për mungesë serioziteti, ndërsa nga AAK u vlerësua se po blihet kohë për të marrë tri institucionet kryesore. Nga ana tjetër, Armend Zemaj nga LDK shprehu shpresën se dialogu politik do të prodhojë lëvizje pozitive në ditët në vijim.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme

2. Transferimi i Dakut te Spartaku ndez debat në Rusi

Lëvizja e mundshme e Mirlind Dakut nga Rubin Kazan te Spartaku i Moskës ishte një nga temat më të komentuara në futbollin rus, duke shkaktuar reagime të shumta si në media, ashtu edhe te tifozët.

Sulmuesi shqiptar nga Kosova u përshëndet mes emocionesh me Rubin Kazanin dhe më pas kompletoi testet mjekësore dhe pastaj erdhi zyrtarizimi me Spartakun, ndërsa falënderoi ish-klubin dhe tifozët.

Megjithatë, transferimi nuk u prit mirë nga një pjesë e tifozëve të Spartakut, të cilët shfaqën pankarta fyese ndaj Dakut dhe më pas lëshuan thirrje skandaloze kundër Kosovës.

Pavarësisht polemikave, gjithçka tregon se Daku do ta vazhdojë karrierën në Moskë, ndërsa kontrata milionëshe mbetet arsyeja kryesore që e bindi sulmuesin shqiptar të qëndrojë në futbollin rus.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën e Sport

3. Sunny Hill Festival mbyll një tjetër edicion spektakolar

Për tri net me radhë, Sunny Hill Festival e ktheu Prishtinën në kryeqendrën e muzikës në rajon. Me biletat e shitura plotësisht, mijëra pjesëmarrës shijuan performancat e disa prej emrave më të mëdhenj të skenës botërore, duke e bërë edhe edicionin e sivjetmë një sukses të madh.

Momente që do të mbahen mend ishin performanca e Katy Perryt, e cila ngriti flamurin e Kosovës në skenë, koncerti i Lewis Capaldit dhe hyrja spektakolare e Martin Garrix, i cili përshëndeti publikun në shqip.

Në mesin e mijëra pjesëmarrësve nuk mungoi as Dua Lipa, e cila e mbylli festivalin me një mesazh plot emocion dhe krenari, ndërsa artistët dhe të ftuarit, përfshirë Katy Perry dhe Seth Troxler, nuk i kursyen fjalët e mira për atmosferën dhe mikpritjen në Prishtinë.

Me një tjetër edicion të suksesshëm, Sunny Hill Festival konfirmoi edhe një herë statusin e tij si një nga festivalet më të rëndësishme muzikore në rajon dhe një nga ngjarjet më të mëdha të verës në Kosovë.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Magazina

4. Lufta nuk ndalet: Rusia sulmon civilët, Ukraina godet infrastrukturën ruse

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdoi të dominojë zhvillimet ndërkombëtare edhe këtë javë, me sulme të reja, viktima civile dhe operacione ushtarake që dëshmojnë se konflikti mbetet larg përfundimit.

Nga ana tjetër, Ukraina vazhdoi kundërsulmet, duke goditur një depo të kompanisë ruse Wildberries, objektiv që sipas Kievit ka rëndësi strategjike për ekonominë ruse. Po ashtu, forcat ukrainase fundosën anijen ruse "Yanina" dhe goditën tri rafineri nafte, ndërsa prezantuan edhe një robot tokësor të transportuar nga dronët, që konsiderohet një hap i ri në teknologjinë ushtarake.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Botë

5. Podcastet e javës në Telegrafi

Rrugëtimi”: E ftuar ishte Flandra Marmullaku, CEO dhe bashkëthemeluese e Data4x, e cila rrëfeu kalimin nga gazetaria në sipërmarrje dhe krijimin e një kompanie të fokusuar në inteligjencën artificiale dhe të dhënat. Ajo ndau sfidat e rrugëtimit të saj dhe vizionin për zhvillimin e teknologjisë në Kosovë.

Shëndeti në Rend të Parë”: Neonatologu Luan Morina foli për kujdesin ndaj foshnjave që nga momenti i lindjes, rëndësinë e ushqyerjes, vaksinimit dhe kontrolleve të hershme, duke ndarë këshilla të vlefshme për prindërit e rinj..

Për më shumë episode vazhdoni në hapësirën për Podcaste

⚡Të tjera që duhet t’i dini

Për më shumë vazhdoni në portalin Telegrafi

Reply

Avatar

or to participate

Keep Reading