Përkrahur nga:

Mirëmëngjesi!

👋 Përshëndetje

☀️ Një javë vere me ritëm të lartë zhvillimesh, ku politika vendore u dominua nga debatet brenda LDK-së, pastaj deklarata skandaloze e një ministreje serbe nxitën reagime në Kosovë dhe Bashkimin Evropian. Në sport, Botërori 2026 dhe “Eksperti” po hyjnë në momentet vendimtare, Tirana u bë qendër e vëmendjes me koncertin e Kanye West, ndërsa në Telegrafi vazhduam me podcastet javore.

📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.

1. LDK drejt Kuvendit të Jashtëzakonshëm, debatet vazhdojnë

Zhvillimet brenda Lidhja Demokratike e Kosovës vazhduan të dominojnë skenën politike edhe këtë javë. Një grup zyrtarësh dorëzoi nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, duke kërkuar debat të brendshëm pas rezultateve zgjedhore.

Kërkesa u mbështet edhe nga figura të njohura të partisë. Avdullah Hoti deklaroi se askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj, ndërsa Arben Gashi tha se partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim.

Nga ana tjetër, kryetari Lumir Abdixhiku konfirmoi se Kuvendi i Jashtëzakonshëm do të mbahet dhe paralajmëroi se lakmia për karrige mund ta dëmtojë partinë. Ai me këtë rast njoftoi se do të ndërpres angazhimet për formimin e institucioneve pas nismës për shkarkimin e tij nga LDK-ja.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme

2. Botërori dhe “Eksperti” në finish: gjithçka vendoset në dy ndeshjet e fundit

Edhe platforma e parashikimeve “Eksperti” po hyn në momentet vendimtare, njësoj si Kampionati Botëror 2026. Kanë mbetur vetëm dy ndeshje, ndërsa matematikisht dhjetë “Ekspertë” vazhdojnë të jenë në garë për tre çmimet kryesore: iPhone 17 Pro Max, trotinetin elektrik Segway dhe PlayStation 5.

Gjysmëfinalet dëshmuan edhe një herë sa e vështirë është të parashikosh rezultatet. Fitoren 0-2 të Spanjës ndaj Francës e qëlluan saktë vetëm katër ekspertë, ndërsa rezultatin Angli 1-2 Argjentinë e parashikuan 326 pjesëmarrës.

Në fushë, Spanja dhe Argjentina siguruan finalen pas dy paraqitjeve mbresëlënëse. Spanja u dallua jo vetëm për fitoren, por edhe sepse mbrojtja e saj po thyen rekorde historike, ndërsa pas ndeshjes nuk munguan polemikat mes Didier Deschamps, Luis de la Fuente dhe Pierluigi Collinas për referimin.

Në gjysmëfinalen tjetër, Lionel Messi udhëhoqi Argjentinën drejt finales dhe theu një tjetër rekord në Kupën e Botës. Pas ndeshjes, ai foli edhe për duelin e madh me Spanjën në finale.

Finalja do të jetë historike, pasi për herë të parë në një Kupë Bote do të përballen kampionia e Evropës dhe kampionia e Amerikës së Jugut.

Tashmë gjithçka është gati për aktin final të Botërorit dhe të “Ekspertit”, ku vetëm dy ndeshje ndajnë tifozët dhe pjesëmarrësit nga fituesit e mëdhenj.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport

3. Çdo finale ka nevojë për atmosferën e duhur

Finalja e Kampionatit Botëror nuk është thjesht një ndeshje futbolli. Është momenti që bashkon familjen, miqtë dhe tifozët rreth një ekrani, ku çdo gol festohet së bashku dhe çdo emocion bëhet edhe më i madh.

E kur në tavolinë është edhe Heineken, atmosfera ngrihet në një tjetër nivel. Si birra e futbollit, Heineken është pjesë e atyre mbrëmjeve ku tensioni, brohoritjet dhe festa ndahen me njerëzit e afërt.

Edhe në Telegrafi, Heineken është sponsor gjeneral i mbulimit të Kampionatit Botëror 2026, duke qenë pranë tifozëve në çdo emocion të këtij turneu.

Sepse finalja mund të zgjasë 90 minuta, por kujtimet e krijuara me miqtë dhe me atmosferën e Heineken zgjasin shumë më gjatë.

4. Deklarata skandaloze e ministres serbe, shpallet “persona non grata”

Një deklaratë e ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, shkaktoi reagime të ashpra në Kosovë, rajon, por edhe në Bashkimin Evropian. Ajo deklaroi se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998.

Pavarësisht kritikave, ministrja u mbrojt nga Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili vazhdoi me deklarata propaganduese në mbështetje të saj. Nga ana tjetër, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e cilësoi deklaratën të papranueshme dhe njoftoi se do të kërkojë shkarkimin e saj.

Reagimi ishte i menjëhershëm dhe i fortë nga Kosova, ku e shpalli “persona non grata”. Pas kësaj Telegrafi shpjegoi edhe se kush është Paunoviq dhe si u ngjit ajo në politikën serbe.

Deklarata u dënua edhe nga Bashkimi Evropian, i cili theksoi se nuk ka vend për justifikim të spastrimit etnik. Ndërkohë, edhe deputeti i Bundestagut gjerman kërkoi që Serbia ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme

5. Kanye West ndezi Tiranën

Koncerti i Kanye West në Tiranë ishte një nga ngjarjet më të komentuara të javës, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon e më gjërë.

Momenti që mori më shumë vëmendje ishte shfaqja e flamurit kuqezi në skenë, ndërsa kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikave, duke theksuar se Shqipëria organizoi një ngjarje me përmasa globale.

Artisti me famë botërore i cili para koncertit u prit personalisht nga Edi Rama, pas performancës falënderoi publikisht Shqipërinë për mikpritjen.

Në mesin e shumë debateve, një gjë është e sigurtë: koncerti i Kanye West e vendosi Tiranën në qendër të vëmendjes së botës së showbizit.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Magazina

6. Telegrafi me pyetësor për diasporën

Telegrafi ka hapur një pyetësor për diasporën, me synimin për të kuptuar më mirë lidhjen e tyre me vendin.

Pyetësori trajton tema si ndjekja e zhvillimeve në Kosovë, përfshirja në jetën kulturore e shoqërore, gatishmëria për t’u kthyer ose investuar, si dhe ndryshimet që diaspora dëshiron të shohë në vend. 

Pyetësori është anonim, ndërsa të dhënat personale janë të mbrojtura. Rezultatet do të shërbejnë për analiza dhe për trajtimin e temave me interes për diasporën. Ndaje 1 minut nga koha juaj, plotësoje duke klikuar këtu.

7. Podcastet e javës në Telegrafi

Përballje”: I ftuar ishte gazetari dhe kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, i cili analizoi zhvillimet në Samitin e NATO-s në Ankara, duke e cilësuar atë si një nga samitet më të rëndësishme të viteve të fundit.
Arena e Yjeve”: Mysafir ishte futbollisti Viktor Kuka, i cili rrëfeu rrugëtimin e tij nga sukseset me Prishtinën dhe Dritën deri te sfidat që shënuan karrierën.

Shëndeti në rend të parë”: Oftalmologu Naser Salihu foli për rëndësinë e kontrolleve të rregullta të syve, diagnostikimin në kohë dhe trajtimet moderne në oftalmologji.

Për më shumë episode, vazhdoni për hapësirën për Podcaste.

⚡Të tjera që duhet t’i dini

Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

Reply

Avatar

or to participate

Keep Reading