Mirëmëngjesi!

🌦️ Një javë me mot të ndryshueshëm, dhe e qetë në ritëm, por si çdo herë nuk munguan dhe ngjarjet që morën vëmendjen.

👮‍♂️ Në Kosovë nisën diskutimet për krijimin e Xhandarmërisë, një ide që hapi debat. Në sport, Arsenali i dha fund pritjes 22-vjeçare. Ndërkohë, Eurovision 2026 solli triumf, emocione dhe polemika.

📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.

1. Kosova drejt krijimit të Xhandarmërisë, nisin debatet

Ideja për krijimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës ishte një nga temat më të diskutuara të javës në Kosovë. Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se ka nisur procedurat për themelimin e saj, duke nënshkruar formimin e grupit punues që do të merret me këtë proces.

Tema u diskutua edhe në nivel institucional dhe ndërkombëtar, me kryeministrin në detyrë Albin Kurti që në një takim me përfaqësues të NATO-s foli për çështjet e mbrojtjes dhe projektin e xhandarmërisë.

Për këtë iniciativë reaguan edhe njohës të sigurisë. Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati e cilësoi xhandarmërinë si të nevojshme, por ngriti dilema për kohën e prezantimit të saj duke thënë se “mund të mbetet premtim elektoral”.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli, foli për sfidat që mund të sjellë krijimi i xhandarmërisë, duke ngritur çështjen e koordinimit institucional dhe raportit të saj me Policinë e Kosovës dhe FSK-në.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme

2. Arsenali kampion pas 22 vitesh: festë, emocione dhe ‘epoka Arteta’

Një nga figurat kryesore të këtij suksesi ishte trajneri Mikel Arteta, i cili arriti edhe një rekord unik në historinë e Ligës Premier. Analizat sportive e përshkruajnë suksesin si rezultat të një transformimi të madh që Mikel Arteta ndërtoi ndër vite, të emruar tani me plotë kuptimin e fjalës si super Arsenali.

Pas triumfit, mesazhet nuk munguan. Ylli i ekipit Bukayo Saka u dërgoi rivalëve një mesazh të drejtpërdrejtë, ndërsa edhe ish-kapiteni Granit Xhaka e uroi klubin për suksesin.

Megjithatë, Arsenali duket se nuk do të ndalet këtu. Menjëherë pas titullit kanë nisur raportimet për ndryshime të reja në skuadër, me klubin që mund të largojë deri në tetë lojtarë në përgatitje për një tjetër sezon ambicioz.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport

3. Eurovision 2026: triumf, emocione dhe polemika

Edicioni i 70-të i Eurovision Song Contest 2026 solli spektakël, rekorde shikueshmërie dhe shumë diskutime. Fitues i këtij viti u shpall Bullgaria, duke triumfuar si te juria ashtu edhe te publiku, një arritje që ndodhte për herë të parë që nga viti 2017.

Për publikun shqiptar, vëmendja kryesore ishte te Shqipëria, e cila u rendit e 13-ta në finale në renditjen finale të Eurovisionit. Pas përfundimit të garës, Alis, i cili përfaqësoi Shqipërinë në këtë edicion - falënderoi publikun për mbështetjen, duke thënë se ka mësuar shumë nga ky rrugëtim.

Eurovisioni këtë vit që u mbajtë në Austri, theu edhe rekorde shikueshmërie, me mbi 1.6 milion shikues që ndoqën finalen. Ndërkohë, nuk munguan as incidentet, si në rastin kur delegacioni serb tentoi të pengojë valëvitjen e flamurit të Kosovës gjatë performancës së Shqipërisë.

Debate të shumta pati edhe rreth pjesëmarrjes së Izraelit në festival. Gjatë performancës së Izraelit u mbajtën protesta në arenë me thirrje kundër luftës në Gaza, ndërsa tensionet u reflektuan edhe në intervista dhe reagime publike. Përfaqësuesja e Polonisë ndërpreu intervistën pas pyetjeve për fansat izraelitë, ndërsa Belgjika paralajmëroi edhe mundësinë e bojkotimit të Eurovisionit në të ardhmen.

Edhe pse Kosovës vazhdon të mos i lejohet të marrë pjesë në Eurovision, prania e saj u ndje edhe përmes emrave nga Kosova, si në rastin e dizajnereve kosovar që realizuan veshjet e prezantueses.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Magazina

4. Arsimi, futbolli e shëndeti: Podcastet e javës

Përballje”: Mysafir ishte Edmond Hajrizi nga Kolegji UBT, i cili foli për transformimin e arsimit dhe teknologjinë, duke theksuar se arsimi tradicional nuk mjafton më pa integrimin e inovacionit dhe platformave virtuale.

Arena e Yjeve: I ftuar ishte Visar Zogiani, i cili ndau kujtime nga karriera e tij sportive, duke folur për debutimin në moshë të re dhe ndeshjet që lanë gjurmë në rrugëtimin e tij.

Shëndeti në rend të parë”: Specialisti Shkëlzen Komoni diskutoi për temat që lidhen me estetikën e fytyrës dhe trajtimet kirurgjikale, duke trajtuar edhe çështje më serioze shëndetësore si tumoret dhe problemet e nofullës..

Për më shumë episode vazhdoni në faqen e dedikuar për Podcaste

⚡Të tjera që duhet t’i dini

Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

Reply

Avatar

or to participate

Keep Reading