
👋 Përshëndetje
☀️ Dielli i fortë dhe temperaturat e larta na përcollën gjatë pjesës më të madhe të javës, por zhvillimet nuk ishin më pak intensive. Në Kosovë, arrestimi i një personi të dyshuar për spiunazh dhe seria e aksidenteve të rënda ishin dy nga temat kryesore, ndërsa në sport, me nisjen e top pesë ligave evropiane në prag, kanë ardhur edhe parashikimet e para për kampionët e rinj. Nga zhvillimet kryesore në vend te futbolli, podcastet dhe risitë më interesante nga bota e automobilave, këto janë temat që veçuam për ju këtë javë.
📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.
1. Arrestim për spiunazh në Kosovë, dyshime për lidhje me BIA-n

Një rast i ri i dyshuar për spiunazh ka marrë vëmendje të madhe në Kosovë, pasi autoritetet arrestuan një person nën dyshimin për veprimtari të tillë.
Më pas u publikuan edhe detaje mbi identitetin dhe profilin e të arrestuarit, ndërsa Prokuroria bëri të ditur se i dyshuari Fehim Sali ka pranuar se ishte rekrutuar nga BIA, agjencia serbe e inteligjencës.
Ky rast nuk është i vetmi. Prokuroria ka folur për një rrjet të dyshuar të BIA-s në Kosovë dhe për raste të ngjashme të evidentuara gjatë vitit 2025.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme
2. Pesë viktima brenda një jave – alarm në rrugët e Kosovës

Java e fundit u shënua nga një seri aksidentesh të rënda dhe me fatalitet në rrugët e Kosovës, duke rikthyer shqetësimin për sigurinë në komunikacion.
Në Suharekë humbi jetën një 29-vjeçare, ndërsa në Malishevë një këmbësor mbeti viktimë e një aksidenti tjetër. Një nga rastet më të rënda ndodhi në Surkish të Podujevës, ku humbën jetën dy persona, të cilët më pas u raportua se ishin dy vëllezër.
Viktima pati edhe në Kliqinë të Pejës, ku një person humbi jetën dhe katër të tjerë u lënduan. Ndërkohë, një aksident me katër automjete në Malishevë la të lënduar rëndë një zyrtar policor dhe katër persona të tjerë, ndërsa në Pogragjë të Klinës u raportuan gjashtë të lënduar.
Bilanci i rëndë brenda pak ditësh rikthen edhe një herë në vëmendje nevojën për më shumë kujdes në trafik, respektim të rregullave dhe përmirësim të vazhdueshëm të sigurisë në rrugë.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme
3. Superkompjuteri parashikon sezonin e ri në top pesë ligat evropiane

Me sezonin e ri vetëm pak ditë larg, vëmendja është kthyer te parashikimet për titullin, garat evropiane dhe skuadrat që mund të zhgënjejnë. Superkompjuteri i Opta-s ka publikuar projeksionet për top pesë ligat evropiane, duke sjellë edhe disa befasi.
Në Ligën Premier janë parashikuar jo vetëm kandidatët për titull, por edhe gara për Evropën dhe rënien nga kategoria. Në Serie A, një prej surprizave më të mëdha lidhet me skuadrën që projektohet në vendin e dytë.
Në La Liga, pyetja kryesore është nëse Jose Mourinho mund ta rikthejë Real Madridin te titulli, ndërsa në Bundesligë është Bayerni që shihet sërish favorit, me Hoffenheimin të projektuar mes skuadrave të Ligës së Kampionëve. Ndërkohë, në Ligue 1, Lens shihet si sfiduesi më serioz për fronin e PSG-së.
Parashikimet janë bërë, por tani mbetet fusha për të treguar sa afër realitetit do të jenë.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport
4. Teknologji e re, rikthime ikonike dhe supervetura ekstreme

Java në botën e automobilave solli një përzierje interesante mes teknologjisë, luksit dhe rikthimit te disa ide më klasike. Volkswagen po ndryshon kurs, duke reduktuar ekranet me prekje dhe rikthyer më shumë butona fizikë, ndërsa Lamborghini Revuelto SV pritet të jetë edhe më i fuqishëm dhe agresiv.
Vëmendje të madhe mori edhe Ferrari i parë elektrik, i cili u shit për 40 milionë dollarë, ndërsa Mercedes-AMG konfirmoi GT Black Series të ri. Në segmentin e luksit elektrik, Genesis GV90 synon majat me 666 kuaj fuqi dhe një bateri gjigante.
Për adhuruesit e modeleve ekskluzive, java solli edhe një Porsche 993 të limituar në vetëm 15 njësi, rikthimin e Spyker C8 Preliator XXV dhe një tjetër model special nga Aston Martin me motor V12. Ndërkohë, Cadillac prezantoi konceptin V-One me 830 kuaj fuqi.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Auto
5. Podcastet e javës në Telegrafi

“Shëndeti në rend të parë”: E ftuar ishte Liridona Guci, e cila foli për kirurgjinë plastike mes estetikës dhe funksionit, duke trajtuar ndërhyrjet estetike, aspektin funksional të tyre dhe rëndësinë e informimit të pacientëve.
“Telegrafi për Biznes”: I ftuar ishte Ardian Hoxha, i cili rrëfeu rrugëtimin e tij nga historia e ASK-së te dija, biznesi dhe suksesi, duke ndarë përvojën dhe mësimet e fituara gjatë karrierës.
Për më shumë episode vazhdoni në hapësirën për Podcaste
⚡Të tjera që duhet t’i dini
Arrestohet në Zveçan, i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023
Jean-François Huchet, ambasadori i ri i Francës në Kosovë – merr detyrën në fillim të shtatorit
Detaje të reja nga vrasja e turistit portugez në Ksamil: Shokët tregojnë si nisi sherri
Gjithçka rreth afatit kalimtar veror 2026, transferimet minutë pas minute
Publikohen nominimet e 'MTV Video Music Awards 2026', Bebe Rexha merr një nominim për hitin "New Religion"
A keni probleme me tretjen? Ky ushqim mund t’ju ndihmojë ta largoni këtë problem të pakëndshëm
Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

