
👋 Përshëndetje
☀️ Një javë me diell, por me zhvillime të rëndësishme: aktakuza ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh, takimet Kurti–Abdixhiku për presidentin, sukseset e shqiptarëve në sport dhe katastrofa natyrore në Nepal.
📧 Duam ta përmirësojmë vazhdimisht newsletter-in tonë dhe për këtë na duhet mendimi juaj, kemi përgatitur një pyetësor, i cili nuk iu merr më shumë se 1 minutë kohë dhe mund ta plotësoni duke klikuar këtu.
1. Aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh

Një nga temat kryesore të javës ishte aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj Fatmir Shehollit për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”. Aty thuhet se ai ishte rekrutuar nga BIA serbe dhe siguronte informacione lidhur me Kosovën.
Sipas aktakuzës së ngritur ndaj Shehollit, rasti përfshin një sërë pretendimesh serioze. Dosja e Prokurorisë zbulon edhe atë se kë dyshohet se e shantazhoi me publikimin e video-incizimeve, ndërsa detaje të tjera të aktakuzës hedhin dritë mbi veprimtarinë për të cilën akuzohet.
Në dosje përmendet edhe “Leptiri”, një plan operativ që pretendohet se synonte komprometimin e Albin Kurtit, si dhe pretendime për ndërhyrje në zgjedhje dhe një plan për ta paraqitur Kosovën si “Kandahar”.
Telegrafi ka përmbledhur edhe dosjen e plotë të rastit, nga pretendimet për lidhjet me BIA-n serbe dhe materialet sekrete, deri te operacionet që Prokuroria pretendon se ishin planifikuar.
Seanca e parë gjyqësore ndaj Shehollit do të mbahet me 7 shator.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Lajme
2. Kurti dhe Abdixhiku flasim për emrat konkret të presidentit

Fokusi i politikës vendore në Kosovës ishte te takimet mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, të cilët vazhduan diskutimet për gjetjen e një marrëveshjeje rreth presidentit të ardhshëm të Kosovës.
Takimi i fundit zgjati më shumë se dy orë, ndërsa pas tij Kurti konfirmoi se për herë të parë ishin diskutuar emra konkretë për presidentin.
Edhe Abdixhiku e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm përpara, megjithëse një marrëveshje ende nuk është arritur. Sipas zhvillimeve të fundit, emrat janë tashmë në tavolinë, por negociatat vazhdojnë.
Pra, nga bisedimet e përgjithshme, dialogu ka kaluar tashmë te emrat konkretë, por kompromisi final mbetet ende për t’u gjetur.
Për zhvillimet e fundit politike, vizitoni nën-rubrikën Politikë
3. Donjeta për të artën, Muriqi në Champions – shqiptarët shkëlqejnë në sport

Java solli rezultate të rëndësishme për sportistët shqiptarë në disa disiplina, nga Lojërat Mesdhetare në Taranto deri te futbolli evropian. Kosova u prezantua me një parakalim madhështor dhe atmosferë fantastike në Taranto 2026, ndërsa Donjeta Sadiku siguroi finalen dhe tashmë lufton për medaljen e artë.
Në sportet ekipore, Kosova pati paraqitje dinjitoze, edhe pse volejbollistet u ndalën nga Turqia, ndërsa hendbollistet nga Greqia. Suksese pati edhe nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ku dy mundës nga Shkupi fituan medalje të argjendta, ndërsa nuk mungoi edhe medalja e artë te Shqipëra.
Në futboll, Vedat Muriqi ndihmoi Fenerbahçen të rikthehet në Ligën e Kampionëve pas 17 vitesh, ndërsa në fazën e grupeve pritet të shohim shtatë futbollistë shqiptarë.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Sport
4. Diaspora mes kthimit dhe investimit: çfarë tregoi pyetësori i Telegrafit

Një pyetësor i realizuar nga Telegrafi me 446 pjesëtarë të diasporës sjell një pasqyrë interesante për lidhjen e tyre me Kosovën – nga planet për kthim, te investimet dhe pritjet për ndryshime në vend.
Mbi gjysma e të anketuarve, 52.25 për qind, planifikojnë të kthehen në Kosovë, ndërsa nëse përfshihen edhe ata që ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar, 77.13 për qind nuk e përjashtojnë kthimin. Gatishmëria për investime është edhe më e lartë: 65.92 për qind kanë deklaruar se planifikojnë të investojnë, kryesisht në prona, por edhe në biznese, bujqësi dhe instrumente financiare.
Pyetësori tregoi gjithashtu se diaspora kërkon më shumë përmbajtje për kulturën dhe traditat, por edhe për ekonominë, biznesin dhe mundësitë e investimit, ndërsa politika, drejtësia dhe ekonomia janë ndër fushat ku kërkohen më së shumti ndryshime në Kosovë.
Për më shumë detaje, lexoni pyetësorin e plotë.
5. Katastrofë në Nepal, qindra viktima dhe mbi 1,300 të zhdukur

Një nga ngjarjet më të rënda ndërkombëtare të javës ishte katastrofa natyrore në Nepal, ku përmbytjet e fuqishme në zonën kufitare me Kinën lanë pas viktima, të zhdukur dhe shkatërrime të mëdha.
Bilanci i tragjedisë u rëndua me 168 viktima dhe mbi 1,300 persona të zhdukur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në zonat e prekura.
Nga vendi i ngjarjes u publikuan edhe pamje dramatike që tregojnë momentin kur gjithçka shndërrohet në kaos brenda pak sekondash, duke dëshmuar fuqinë shkatërruese të vërshimeve.
Nepali po përballet me një nga katastrofat natyrore më të rënda të kohëve të fundit.
Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën Botë
⚡Të tjera që duhet t’i dini
William Walker u shkruan liderëve politikë, propozon Faton Bislimin për President të Kosovës
KGJK merr vendim, nuk rikthen gjyqtarët dhe stafin serb të dorëhequr
Liverpooli bën një nga transferimet më të mëdha të verës, tashmë e kryer çdo gjë
Një klient në Gjermani peshoi bukën, bukëpjekësi pagoi 15,000 euro për 10 gramë më pak
"Lëvizja është çelësi për nyje të shëndetshme", ortopedi Muharrem Hajdari në “Shëndeti në rend të parë”
Për më shumë informacione vazhdoni në portalin Telegrafi

