Përkrahur nga:

Mirëmëngjesi!

Një javë e qetë në pamje të parë - sikur gjithçka ishte ndalur për një moment, në pritje të diçkaje.

Dhe ajo “diçka” ishte ndeshja e Kosovës ndaj Turqisë, ku mendjet e të gjithëve ishin në një vend. Por ndërkohë, gjërat vazhdonin të lëviznin në ritmin e tyre, nën një mot të vranët dhe zhvillime që nuk munguan.

1. Njehsorët në pikëpyetje: akuza, hetime dhe reagime

Ajo që nisi si shqetësim i qytetarëve në rrjetet sociale për faturimin e energjisë, u shndërrua shpejt në një temë të madhe publike dhe politike. Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku deklaroi se nga verifikimi i 884 njehsorëve, 87% rezultojnë të matin kohën gabimisht, ndërsa Visar Azemi tregon si arriti tek të dhënat dhe paralajmëroi kallëzim penal për këtë çështje.

Përballë presionit publik, institucionet reaguan: Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë formoi komision për verifikimin e njehsorëve dhe nisi kontrolle në terren për pajisjet e dyshimta. Nga ana tjetër, kompanitë energjetike KEDS dhe KESCO deklaruan se njehsorët matin saktë dhe devijimet janë teknike, duke premtuar kompensim për konsumatorët në rast të gabimeve.

Ndërkohë, në këtë klimë debatesh, vendimi për tarifat e reja të rrymës është shtyrë për 1 maj, duke e mbajtur çështjen e energjisë në qendër të vëmendjes publike.

Për më shumë informacione vazhdoni lexoni rubrikën Ekonomi

2. 10,000€ në vetëm 3 minuta

Harro procedurat e gjata dhe pritjet në radhë. Me ProCredit Bank, tani mund të aplikosh për kredi deri në 10,000€ dhe t’i kesh paratë në llogari brenda vetëm 3 minutash – shpejt, thjesht dhe pa komplikime.

Procesi është i dizajnuar për ritmin e sotëm: disa hapa online dhe gjithçka përfundon aty për aty. Qoftë për një veturë të re, renovimin e banesës, pushime apo një nevojë tjetër personale, kjo është mënyra më e shpejtë për ta kthyer idenë në veprim.

Për më shumë informacione rreth kësaj oferte, risive apo shërbimeve - vizitoni ueb faqen e ProCredit Bank

3. Humbje me rezultat, por ëndrra është vetëm çështje kohe

Vetëm 10 vite pas pranimit në FIFA, Kosova u gjend në prag të historisë: Një ndeshje larg Kampionatit Botërorit 2026. Pas një rruge mbresëlënëse dhe fitores ndaj Sllovakisë, besimi ishte maksimal, siç u pa edhe në fjalimin motivues të Franco Fodës para finales.

Përballja me Turqinë nuk ishte thjesht një ndeshje, ishte një moment që e vendosi Kosovën në hartën globale të futbollit. Mediat ndërkombëtare i kushtuan vëmendje të madhe kësaj finaleje, duke e cilësuar si histori inspiruese. Edhe vet turqit e pranonin forcën e Kosovës, me figura si Riza Calimbay që theksonin se Turqia nuk do ta kishte aspak të lehtë dhe ashtu doli. Kurse trajneri i kombëtares turke Vincenzo Montella e quajti këtë një finale të merituar për Kosovën.

Brenda dhe jashtë fushës, emocionet ishin të jashtëzakonshme. Nga deklaratat plot besim të Vedat Muriqit, që e cilësonte këtë si moment historik për shtetin, te mbështetja e tifozëve që krijuan atmosferë të jashtëzakonshme dhe madje trazuan natën e lojtarëve turq para finales.

Megjithatë, në fund, rezultati nuk ishte në anën e Kosovës. Në një ndeshje të fortë, Kosova u mposht nga Turqia me rezultat të ngushtë, duke e lënë ëndrrën e Botërorit për një moment tjetër. Pas ndeshjes, emocionet u përmbledhën në fjalët e Muriqit, i cili pranoi se fati nuk ishte në anën e Kosovës.

Si një shenjë vlerësimi, presidentja Vjosa Osmani dekoroi Kombëtaren me Medaljen Presidenciale të Meritave, duke e vulosur këtë kapitull si një nga më të rëndësishmit në historinë e sportit të Kosovës.

Kosova nuk arriti Botërorin, por dëshmoi se i përket atij niveli dhe e bëri të gjithë vendin të besojë se kjo është vetëm çështje kohe.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën e Sport

4. Një fjali nga Trump, shumë pasiguri për NATO-n

Një deklaratë e Donald Trump ka rikthyer tensionet në skenën ndërkombëtare, pasi ai tha se SHBA po shqyrton tërheqjen nga NATO. Komenti ka ngritur menjëherë shqetësime për stabilitetin e aleancës më të madhe ushtarake në botë.

Reagimet nuk munguan. Liderë evropianë, përfshirë edhe kryeministrin britanik, reaguan menjëherë ndaj kësaj ideje. Ndërsa vende të tjera evropiane e panë këtë si një sinjal të rrezikshëm për sigurinë kolektive.

Në planin praktik, një hap i tillë nuk është i lehtë për t’u realizuar, pasi ekzistojnë pengesa ligjore dhe institucionale, siç shpjegohet në analizën për mundësinë e largimit nga NATO. Megjithatë, paqartësitë mbeten, sidomos pasi edhe vet Pentagoni ka dhënë sinjale të rezervuara, duke lënë të kuptohet se mbrojtja kolektive mund të varet nga vendimet politike.

Për më shumë informacione vazhdoni në rubrikën e Botë

5. Podcastet: Debat, sport dhe këshilla

Përballje: I ftuar ishte Visar Azemi, i cili shpjegoi si arriti te të dhënat për njehsorët që matin gabimisht dhe ngriti çështjen e transparencës në sektorin e energjisë.

Arena e Yjeve: Mysafir ishte Suad Keqi, i cili ndau rrugëtimin e tij nga futbolli i madh te sukseset në futsal.

Shëndeti në rend të parë: Ortopedi Qerim Kida foli për kujdesin ndaj kockave dhe nyjeve..

Për më shumë episode vazhdoni në hapësirën e dedikuar për Podcaste

Të tjera që duhet t’i dini

Për më shumë informacion vazhdoni në portalin Telegrafi

Reply

Avatar

or to participate

Keep Reading